Ka kohë që shkencëtaret dyshonin për prezencën e një vrime të zezë supermasive të njohur si Shigjetari A* – ai asterisku aty lart është pjesë e emrit, nuk është footnote – gurgullon në qendër të galaktikës tonë.
Ne nuk e kemi patur asnjëherë mundësinë që ta shohin një vrimë të zezë në qendër të Rrugës së Qumështit mëparë sepse, ehm, ne nuk mund t’i shohim vrimat e zeza. Jo vetëm që ato janë relativisht të vogla, por tërheqja e tyre e fuqishme gravitacionale do të thotë se ato zakonisht janë të rrethuar nga materie e bardhë që e pengon edhe më shumë pamjen tonë.
Ne mundemi megjithatë, të vërejmë shenjat e vrimave të zeza afërsi të tyre. Tashmë, një instrument Very Large Telescope (VLT) Interferometer i vendosur në Observatorin e Europës Jugore ka përcjellur prova të fuqishme që Shigjetari A* ekziston.
Një Zhvillim Epokal
“Është kaq çoroditëse tashmë të dëshmosh orbitimin e materialeve përqark një vrime të zezë me 30% të shpejtësisë së dritës” tha kërkuesi shkencor Oliver Pfuhl në konferëncë për shtyp.
Tani që ekzistenca e Shigjetarit A* u konfirmua, shkencëtarët kanë rastin të mësojnë mbi këtë dukuri misterioze duke e vrojtuar atë tek komshiu kozmik.
Edhe pse flitet për rendin e miliona viteve, të paktën mund ta dimë që tani, se pasaardhësit tanë, pra gjenerata e fundit e ekzistencës në Tokë, në një moment të caktuar të universit do ta shohin veten duke u vërtitur rreth një vrime të zezë.