“A mund të më japësh vërtet atë që dua?”, pyeti djaloshi… “Po, por fillimisht më thuaj çfarë dëshiron?”, u përgjigj Sadhu…

Një Sadhu (predikues) ulej çdo ditë në anë të shkallëve. Ai e kishte bërë zakon të qëndronte aty gjithë ditën, duke mërmëritur dhe duke bërtitur me zë të lartë herë pas here:

“Do të marrësh çfarë të duash”.

Njerëzit që kalonin do ta mendonin atë si të çmendur. Ata e dëgjonin dhe qeshnin me të.

Një ditë një i ri i papunë po kalonte aty pranë dhe zëri i atij Sadhu i arriti në vesh: “Do të marrësh çfarë të duash”

Duke dëgjuar këtë fjali, i riu u afrua te Sadhuja dhe e pyeti: “A do të mund të marr çfarë të dua? ”

Sadhu u përgjigj: “Po, por fillimisht më thuaj çfarë dëshiron?”

“Dua të bëhem një tregtar i madh diamanteshnjë ditë. Mund të ma plotësoni dëshirën?”, foli i riu.

“Sigurisht, unë do të të jap një diamant dhe një perlë. Pastaj me to bëj sa të duash diamante e perla”, ka thënë Sadhu.

Pasi dëgjoi këto fjalë nga Sadhu, drita e shpresës shkëlqeu në sytë e të riut.

Pastaj Sadhu i kërkoi që t’i shtrinte të dy pëllëmbët. Djali i ri vuri pëllëmbët e tij para Sadhu.

Sadhu vendosi dorën në njërën nga pëllëmbët e tij dhe tha: “Bir, ky është diamanti më i çmuar në këtë botë. Kjo quhet “KOHA”. Mbaje fort në grusht. Me këtë mund të bëshdiamante sa të duash. Mos të të rrëshqasë kurrë nga duart.”

Pastaj Sadhu vendosi dorën tjetër në pëllëmbën tjetër të të riut dhe tha: “Bir, kjo është perla më e çmuar në botë. Kjo quhet “DURIM”. Kur rezultati i dëshiruar nuk arrihet edhe pasi të keni kaluar kohë në ndonjë punë, atëherë vishni këtë perlë që quhet durim. Nëse e keni këtë perlë me vete, mund të arrini gjithçka që dëshironi në këtë botë.”

Djali i ri e dëgjoi me kujdes Sadhu dhe e falënderoi dhe u largua. Ai mori dy Mantra për të arritur sukses.

Në atë moment ai vendosi që nuk do ta humbte kurrë kohën kot dhe do të punonte gjithmonë me durim.

Pas ca kohësh, ai filloi të punonte me një tregtar të madh diamanti. Në pak vite, ai mësoi me zell çdo truk biznesi dhe një ditë, arriti deri në pikën sa të realizonte ëndrrën e tij me mundin dhe këmbënguljen e tij, u bë vetë një tregtar i madh diamanti.

Mësimi i parë:

Mos lejoni kurrë që koha juaj të shkojë dëm dhe mos hiqni dorë nga durimi në kohë të vështira. Suksesi do të vijë patjetër.

Mësimi i dytë:

Pasuria materiale rrallëherë e tejkalon atë shpirtërore dhe mendore. Në fillim njeriu pasurohet në mendime, karakter, dhe shpirt. Pasuria materiale është rrjedhojë e pashmangshme e tyre.