A nuk ndjen ftohtë këtu jashtë dhe nuk ke veshur as pallto…

©stephanvanfleteren

Në një natë të ftohtë, një miliarder takoi një plak të varfër jashtë që dridhej e shtrëngonte dhëmbët prej acarit.

Ai iu afrua dhe e pyeti: “A nuk ndjen ftohtë jashtë dhe nuk ke veshur as pallto!”

Plaku ia ktheu: “Unë nuk kam pallto, por jam mësuar me të ftohtin.”

Miliarderi u përgjigj: “Më prit. Thjeshtë sa të shkoj në shtëpi dhe do t’ju marr një pallto.”

I gjori ishte shumë i lumtur dhe tha se do ta priste. Miliarderi arriti në shtëpinë e tij dhe u përhumb atje me punët e tjera dhe harroi të varfërin.

Të nesërmen në mëngjes iu kujtua plaku i gjorë dhe doli për ta gjetur, por e gjeti të vdekur nga të ftohtit.

Plaku i gjorë mbante të shtrënguar në grushtin e dorës një letër në të cilën kishte shkruar:

“Kur nuk kisha rroba të ngrohta, kisha forcën mendore për të luftuar të ftohtin, por kur më premtove se do të më ndihmoje, unë u mbajta pas premtimit tënd dhe kjo më vrau fuqinë mendore”.

Morali: Mos premtoni asgjë nëse nuk mund ta mbani premtimin tuaj. Mund të mos jetë e nevojshme për ju, por mund të jetë gjithçka për dikë tjetër.

Mos i premto dikujt kur e di se nuk do ta bësh. Gjithashtu, ne nuk duhet të vendosim shpresën tonë në atë që dikush na premtoi. Ai mund të na zhgënjejë dhe ne mund të humbasim shumë nëse ai nuk e mban premtimin, pasi ne vareshim prej tij.

Kur të dini se çfarë është integriteti, qofsh i pasur apo qofsh i varfër, do të kuptoni se çfarë është premtimi.