Një baba kishte katër djem. Ai donte që bijtë e tij të mësonin të mos i gjykonin gjërat shumë shpejt. Kështu që ai i dërgoi secilin veç e veç të shkonin dhe të shihnin një pemë të bukur dardhe që ishte shumë larg që aty.
Djali i parë shkoi në dimër, i dyti në pranverë, i treti në verë dhe më i vogli në vjeshtë.
Të gjithë shkuan me rradhë dhe kur u kthye edhe i fundit, babai i thirri ata së bashku për t’i përshkruar atë që kishin parë.
Djali i parë tha se pema ishte e shëmtuar, e përkulur dhe e shtrembëruar.
Djali i dytë tha jo, ajo ishte e mbuluar me gjethe jeshile dhe plot premtime.
Djali i tretë nuk u pajtua me ta, ai tha se ishte e mbushur me lule kaq të këndshme dhe për të, ishte gjëja më e bukur që kishte parë ndonjëherë.
Djali i vogël nuk u pajtua me asnjë nga ata; ai tha se pema ishte pjekur dhe ishte mbushur me fruta, plot me jetë dhe përmbushje.
Babai u shpjegoi të bijve se të gjithë kishin të drejtë, sepse secili prej tyre kishte parë vetëm një stinë në jetën e pemës.
Ai u tha atyre se nuk mund ta gjykonin një pemë ose një person për vetëm një sezon apo stinë dhe se thelbi i asaj se cilët janë – dhe kënaqësia, gëzimi dhe dashuria që vijnë nga ajo jetë – mund të maten vetëm në fund, kur të gjitha stinët kanë mbaruar.
Nëse heq dorë në stinën e dimrit, do të humbasësh premtimet e pranverës, bukurinë e verës, përmbushjen e vjeshtës tënde!
Mos gjykoni një jetë bazuar nga një stinë e vështirë! Mos lejoni që dhimbja e një sezoni të shkatërrojë gëzimin e të gjithë pjesës tjetër!