Burri i mençur që e detyroi mbretin ta kthente ushtrinë mbrapsht me vetëm 1 monedhë!

Një urtar po kalonte nëpër kryeqytetin e mbretërisë…

Ndërsa po ecte, ai vuri re një monedhë në rrugë. Ai e mori atë. Por ishte i kënaqur me jetesën e tij të thjeshtë dhe nuk gjeti dobi për atë monedhë.

Pra, ai planifikoi t’ia dhuronte atë dikujt që kishte nevojë për të.

Ai shëtiti përgjatë rrugëve gjatë gjithë ditës, por nuk gjeti askënd të tillë. Më në fund, ai arriti në pjesën tjetër të qytetit dhe kaloi natën atje.

Të nesërmen në mëngjes, ai zgjohet për aktivitetet e tij të përditshme dhe sheh se një mbret po nisej për pushtimin e një shteti tjetër me ushtrinë e tij të gatshme për luftë.

Kur mbreti e pa burrin e urtë në këmbë, ai urdhëroi që ushtria e tij të ndalet. Ai shkoi tek urtari dhe i tha, “Oh urtar i madh, unë jam duke shkuar në luftë për të fituar një shtet tjetër në mënyrë që shteti im të mund të zgjerohet, pra më beko që të fitoj”.

Pasi mendoi, urtari i dha monedhën mbretit!

Mbreti ishte i hutuar dhe i mërzitur me këtë, sepse çfarë i duhej një monedhë, ndërsa ai tashmë është një nga mbretërit më të pasur!

Ai e pyeti me kureshti të urtin, “çfarë kuptimi ka kjo një monedhë?”

I urti ia shpjegoi:

“Oh Mbret i Madh! Kam gjetur këtë monedhë dje duke ecur nëpër rrugët e kryeqytetit tuaj. Por unë nuk e kisha përdorur atë. Pra, kisha vendosur që unë do t’ia dhuroja atë dikujt që kishte nevojë. Unë u sorollata deri në mbrëmje në kryeqytetin tënd, por nuk gjeta asnjë të tillë. Të gjithë po jetonin një jetë të lumtur. Dukej se ata ishin të kënaqur me atë që kishin. Kështu që nuk gjeta askënd për t’ia dhënë këtë monedhë.

Por sot, mbreti i këtij shteti, ende ka dëshirë për të fituar më shumë dhe nuk është i kënaqur me atë që ai tashmë ka, unë ndjeva që ju keni nevojë për këtë monedhë.”

Mbreti e kuptoi gabimin e tij dhe urdhëroi kthimin mbrapsht, ai hoqi dorë kështu nga lufta për pushtim të mëtejshëm.

Morali: Të gjithë duhet të mësojmë të jemi të lumtur me atë që kemi. Po, ne të gjithë dëshirojmë më shumë ose më mirë seç kemi tashmë, por mos e humbisni asnjëherë shansin për të shijuar atë që keni tashmë.

Ka nga ata që ëndërrojnë t’i kenë ato që ju tashmë i keni, dhe do të ketë disa nga ata të cilët kanë shumë më tepër sesa ju keni.

Rregulli është ky: Mos u krahasoni me të tjerët, jini të lumtur dhe udhëhiqni një jetë të shëndetshme.