Një herë një burrë mbante një litar të lidhur për lopën dhe po përpiqej ta çonte në shtëpi, por lopa nuk donte të shkonte dhe nuk lëvizte as edhe një centimetër. Burri u përpoq shumë herë të lëvizte lopën në rrugën drejt shtëpisë së tij, por lopa rezistoi. Kaloi shumë kohë kështu.
Një kalimtar po e shikonte gjithë këtë gjë. Ai papritmas filloi të qeshte.
Njeriu tashmë ishte i tërbuar dhe e qeshura e kalimtarit e goditi si një shigjetë. Ai i tha kalimtarit: “Pse po qesh kaq shumë?”






Tjetri u përgjigj: “Vëlla! Nuk po qesh me ty. Po qeshja me veten…”
Kalimtari mbante një çantë pranë tij. Duke marrë çantën në dorë, ai tha: “Po mendoja… jam unë pronar i kësaj çante? Apo kjo çantë është pronarja ime?”
Njeriu tha: “Çfarë kuptimi ka të mendosh këtë? Nëse kjo çantë është e juaja, atëherë ju e zotëroni atë. Ashtu si kjo lopë është e imja sepse unë e zotëroj atë.”
Kalimtari u përgjigj: “Jo vëlla! Kjo çantë është pronarja ime, unë jam skllav i saj. Nëse ajo nuk ka nevojë për mua, dhe unë kam nevojë për të. Lëshoje litarin e kësaj lope pastaj do të shohësh se kush e ka kë? Kush shkon pas tjetrit është rob.”
Pasi i tha këto fjalë, ky kalimtar e lëshoi çantën dhe duke qeshur vazhdoi rrugën.
Mësimi:
Ne e konsiderojmë veten posedues të shumë gjërave dhe individëve, por në realitet nuk jemi pronarë të tyre por skllevër. Ata janë pronarët sepse ne kemi nevojë për ta.
Sa më i madh numri i litarëve që mban njeriu, aq më tepër ai është skllav i tyre. Ai që ka hequr dorë nga të gjitha litarët, që nuk pret asgjë nga askush, dhe nuk është skllav i askujt… është pronari i vërtetë.
Njeriu mendon se është i lirë, por në fakt është ngado i lidhur në vargojtë e posedimit, shpengimi i vërtetë i tij vjen vetëm pasi të çlirohet prej tyre.