“Çfarë kemi për darkë?”, pyeti burri… nuk mori përgjigje, u afrua 10 metra, “Zemër, çfarë ka për darkë”, prapë asnjë përgjigje…

©Nejron Photo/shutterstock

Një burrë kishte frikë se gruaja e tij nuk po dëgjonte mirë dhe nuk ishte mirë nga veshët.

Ai mendoi se ajo mund të kishte nevojë për një aparat dëgjimi, por ai nuk ishte i sigurt se si t’ia thoshte këtë asaj.

Për sugjerim ai telefonoi mjekun e familjes dhe i tregoi për situatën. Doktori i tha që ta testonte me një ide të thjeshtë dhe të krijonte një përshtypje më bindëse për humbjen e dëgjimit të saj.

Doktori i tha: “Ja çfarë të bësh. qëndro rreth 40 hapa larg saj dhe me një ton normal të të folurit, vëreni nëse ajo ju dëgjon. Nëse jo, afrohuni në 30 hapa, pastaj 20 hapa, e kështu me radhë derisa të merrni një përgjigje.”

Të nesërmen në mbrëmje ai pa se gruaja po gatuante darkën në kuzhinë, kështu që shfrytëzoi rastin të kontrollonte idenë e mjekut.

Ai u largua rreth 40 metra nga kuzhina dhe e pyeti gruan e tij: “Shpirt, çfarë ka për darkë?” dhe priti përgjigje.

Ai nuk mori “asnjë përgjigje”.

Kështu ai u afrua pak më shumë rreth 30 metra larg kuzhinës dhe përsëriti të njëjtën pyetje: “E dashur çfarë ka për darkë”.

Megjithatë ai përsëri nuk mori “asnjë përgjigje”.

Më pas ai u zhvendos në zonën e ngrënies rreth 20 metra larg nga kuzhina dhe bëri të njëjtën pyetje: “Zemër, çfarë ka për darkë?”

Ai ende nuk mori “asnjë përgjigje”.

Ai shkoi deri te dera e kuzhinës, rreth 10 metra larg, u ul në karrige dhe pyeti përsëri.

“Zemër, çfarë ka për darkë?”

Përsëri nuk mori “asnjë përgjigje”.

Kështu ai u afrua, i qëndroi pas shpine pothuajse ngjitur me të dhe përsëri pyeti. “Zemër, çfarë ka për darkë?”

Gruaja bërtiti, “Goni, për të pestën herë po të them, PULË…!”

Mësimi:

Problemi mund të mos jetë tek tjetri siç mendojmë gjithmonë, mund të jetë shumë brenda nesh…!

Gjithmonë kur duam të ngrejmë dyshim për diçka duhet t’ia fillojmë me vetë-analizë. Atëherë dhe vetëm ateherë mund të studiojmë tjetrin.

Një mikroskop i dëmtuar nuk i klasifikon dot speciet saktë.