Dy lypësit që kishin konkurrencë të madhe, dhe dita kur e gjitha ndryshoi…

©iStock

Një herë në një pyll, afër një qyteti, jetonin dy lypës. Ishin në të njëjtin profesion, e nuk kishin shumë lëmoshë që mund të merrnin dhe për shkak të kësaj filluan të armiqësoheshin me njëri tjetrin.

Njëri ishte i verbër dhe tjetri i çalë. Ata gjithmonë grindeshin për territor.

Për shkak se ishin dy të tillë, për ta kishte përpjekje dhe konkurrencë të madhe. Ata ishin në kundërshti prej vitesh.

Një ditë, pylli mori flakë. I verbëri ishte në gjendje të ecte dhe të vraponte, por ishte ende e rrezikshme për të që të largohej nga pylli, sepse ai nuk mund të shihte nëse po shkonte në drejtimin e duhur. Ai nuk kishte si ta dinte nëse po ecte drejt zjarrit apo larg zjarrit.

Nga ana tjetër, i çali që nuk mund të vraponte apo as të ecte siç duhet. Ai mund të shihte se zjarri po përhapej shpejt dhe erërat ishin të forta. Ai mund të shihte se kishte ende rrugë për t’i shpëtuar zjarrit, dhe cili ishte drejtimi i shpëtimit.

Nuk vonoi shumë, dhe ai pa lypësin e verbër që kalonte. Ai e ndaloi dhe i kërkoi të ecnin së bashku pasi do ta kishin më të lehtë të shpëtonin nga zjarri. I verbëri e kuptoi.

Të dy harruan të gjithë kundërshtitë prej vitesh dhe luftimet e tyre pasi e dinin se nuk ishte koha për të luftuar por për t’u bashkuar.

Pikërisht atëherë i verbëri mori mbi supe shokun e çalë dhe ata u bënë një. Tani i verbëri kishte sy dhe i çali kishte këmbë.

I çali mund të shihte dhe filloi ta drejtonte të verbrin se ku duhej të vraponte dhe cilat drejtime duhej të shmangeshin.

I verbëri ishte aq i fortë sa të vraponte ndërsa mbante në shpatull një të çalë. Në fund të dy mundën të dilnin nga pylli pa u lënduar.

Mësim i parë

Të gjithë ne mund t’i arrijmë qëllimet tona duke ndihmuar njëri-tjetrin në kohë nevoje.

Mësimi i dytë

Kurrë mos u përpiqni të përfitoni në kurriz të dy personave që janë në kundërshti me njëri tjetrin, sepse në ditën e vështirë ata do ti harrojnë hatërmbetjet midis tyre, dhe do të bashkohen kundër jush.