“Hidheni në kafaz…”, urdhëroi Mbreti, “Më lejoni dëshirën e fundit madhëri!”, iu lut shërbëtori…

©Ilya Repin/Wikimedia Commons

Mbreti i fundit i një komuniteti aziatik mbante dhjetë qen.

Ai i përdorte ata për të frikësuar dhe për të shqyer cilindo nga shërbëtorët apo këshilltarët e tij që gabonin.

Njëri nga shërbëtorët e tij më të mirë, në një rast, dha një mendim që ishte i gabuar dhe mbretit nuk i pëlqeu aspak.

Kështu ai urdhëroi që shërbëtori të hidhej te qentë.

Pasi dëgjoi vendimin e Mbretit, shërbëtori i tha: “Unë të shërbeva për dhjetë vjet dhe ma shpërblen me këtë? Ju lutem të lejoni të përmbushet një amanet i fundit i imi.”

“Fol shpejt…”, i tha Mbreti.

“Ju lutem madhëri, më jepni dhjetë ditë para se të më hidhni te ata qen!”

Mbreti ra dakord.

Në ato dhjetë ditë, shërbëtori shkoi te roja që kujdesej për qentë dhe i tha se do të donte t’u shërbente edhe ai qenve për dhjetë ditët e ardhshme.

Roja u hutua, por ra dakord dhe shërbëtori filloi t’i ushqente qentë, t’i pastronte, t’i lante dhe t’u ofronte lloj-lloj rehatie.

Kur mbaruan dhjetë ditët, mbreti urdhëroi që shërbëtori të hidhej te qentë për ndëshkimin e tij.

Kur atë e shtynë brenda, të gjithë u mahnitëm kur panë se në vend që ta shqyenin, qëntë vetëm lëpinin këmbët e shërbëtorit!

Mbreti, i habitur nga ajo që po shihte, tha:

“Çfarë ka ndodhur me qentë e mi?”

Shërbëtori u përgjigj: “Unë u shërbeva qenve vetëm për dhjetë ditë dhe ata nuk e harruan shërbimin tim. Megjithatë unë të shërbeva për dhjetë vjet të tërë dhe ti i harrove të gjitha, në gabimin tim të parë!”

Mbreti e kuptoi gabimin e tij dhe urdhëroi që shërbëtorit të lirohej.

Morali i këtij rrëfimi është një mesazh për të gjithë ata që harrojnë gjërat e mira që një person bën për ta, sapo personi bën një gabim ndaj tyre. Mos e nxirrni jashtë historinë që është e mbushur me të mira për shkak të një gabimi që nuk ju pëlqen.