Në 1892 në Stanford University, një student 20-vjeçar s’po ia dilte të paguante taksën e tij, ai ishte jetim dhe nuk dinte kujt t’i drejtohej për para.
Por ai pati një ide të shkëlqyer.
Ai bashkë me një mik vendosën të organizonin një koncert muzikor në kampus për të mbledhur para për edukimin e tyre.
Ata shkuan te pianisti i madh Paderewski.
Menaxheri i tij kërkoi një tarifë garancie prej $2000. Marrëveshja u pranua dhe djemtë filluan të punonin për ta bërë koncertin një sukses.
Për fat të keq, ata nuk kishin arritur të shisnin bileta të mjaftueshme. Totali i arkëtuar ishte vetëm 1600 dollarë.
Të zhgënjyer, ata shkuan te Paderewski dhe i shpjeguan gjendjen e tyre. Ata i dhanë atij $1600, dhe një çek garantues për shlyerjen e $ 400 të tjera.
Ata premtuan se do ta respektonin afatin e çekut sa më shpejt të jetë e mundur.
Paderewski çuditërisht ua ktheu paratë mbrapa duke u kërkuar djemve të paguanin me to shpenzimet dhe tarifat e shkollës pastaj t’i japin atij shumën që mbetet.
Paderewski më vonë u bë kryeministër i Polonisë.
Ai ishte një udhëheqës i zoti, por fatkeqësisht kur filloi Lufta e Parë Botërore, Polonia u shkatërrua.
Më shumë se 1.5 milion njerëz të uritur vuanin për copën e bukës. Paderewski iu drejtua Administratës Amerikane të Ushqimit për ndihmë.
Kreu i këtij insitucioni quhej Herbert Hoover. Hoover pranoi ta ndihmonte dhe me shpejtësi transportoi tonelata ushqimesh për të ushqyer polakët e tharë urie.
Paderewski u lehtësua.
Ai vendosi të shkojë dhe të takohej me Hoover-in për ta falënderuar personalisht. Kur Paderewski filloi t’i shprehte falenderimet Hoover-it për gjestin e tij fisnik, ai e ndërpreu dhe i tha:
“Ju nuk keni përse të më falenderoni zoti Kryeministër. Ndoshta ju nuk e mbani mend këtë, por disa vjet më parë, ju ndihmuat 2 studentë të rinj të përballonin shkollimin e tyre. Unë isha njëri prej tyre.”
Paderewski bëri vetëm një akt të vogël mirësie që e shenjoi atë njëherë përgjithonë si një qënie fisnike njerëzore.
Pse duhej të ndihmonte dy njerëz që ai as nuk i njihte? Të gjithëve na ndodhin situata të tilla në jetën tonë dhe shumica prej nesh mendojnë, “Nëse i ndihmoj, çfarë fitoj?”
Kurse njerëzit vërtet me shpirt të madh, “Nëse nuk i ndihmoj, çfarë do të ndodhë me ta?”
Ata nuk e bëjnë atë sepse presin diçka në këmbim, ata e bëjnë këtë sepse është gjëja e duhur për të bërë.