“A jam më e bukur se gruaja jote?”, i tha ajo… I Dashuri Bëhet për Ujë të Ftohtë!

wife

A duhet ta pranoj lidhjen time?

…apo duhet të hesht që të mbroj martesën time?

Një ditë teksa po qëndroja me Xhenin në aeroport, për të shkuat me pushime i shkruajta gruas time, ”Më fal zemër kam një udhëtim urgjent. Do të jem jashtë për 5 ditë. Duhet të iki menjëherë, shihemi pas 5 ditësh.”

Kam 8 vjet i martuar dhe kam dy fëmijë.

Kam gjithashtu një të dashur që quhet Xheni.

Xheni është e re, tërheqëse, dhe e pashme. Ajo më bën të ndihem krenar ta kem në përkrahun kudo që shkojmë bashkë.

Gjatë pushimeve tona, po haja drekë me Xhenin në një restorant të bukur afër plazhit. Ajo dukej e mrekullushme me fustanin e saj.

Ndjehej plot me besim, dhe pas disa minutash, ajo më pyeti papritur, ”zemër, është gruaja jote po aq e bukur sa unë?

Më bëri për ujë të ftohtë, dhe i gjithë mishi m’u rrëqeth.

Iu përgjigja Xhenit pa vetdije,

“Ajo nuk është aq e bukur sa ty, por… “

Mendja ime u përmbyt në kujtime dhe në kokë më vërshonin me shpejtësi marramendëse imazhet e gruas time. Kujtova herën e parë që e prezantova atë tek prindërit e mi.

Ajo ishte shumë e bukur dhe elegante. Të gjithë në familjen time e donin atë.

7 muaj më vonë u martuam, me pak para, morëm me qera një apartament të vogël. Por në ishim shumë të lumtur. Ndërtuam një biznes nga fillimi. I bëra një premtim gruas time në atë kohë, “kur t’ia dal, do të të blej një shtëpi të madhe.”

Ajo e vuri kokën e saj butësisht tek supi im dhe më tha, “nuk dua një shtëpi të madhe thjesht dua një shtëpi plot me dashuri.”

Pas shumë përpjekjesh, kompania u bë një sukses dhe po ecte mirë. Çdokush më admironte. Por ata nuk e dinin se pa mbështetjen e gruas time nuk do ta kisha arritur kurrë këtë nivel suksesi.

Ajo kujdesej mirë për fëmijët tanë, dhe merrej me shtëpinë dhe punonte me mish e me shpirt për administrimin e kompanisë.

Ia dola të blija atë shtëpinë e re.

Por në vend që t’i jepja një shtëpi plot me dashuri, e kam kthyer gruan time në një grua të vetmuar.

Papritmas e kuptova që kishte kaluar kohë e gjatë që kur kisha shpenzuar kohë me familjen time, dhe fatkeqsisht gruaja ime ishte mësuar me këtë.

Kisha një vit, që po e tradhëtoja me Xhenin.

Pyetja e Xhenit më kthjelloi papritur dhe më bëri të shihja humnerën në të cilën kisha rrëshqitur.

I thashë mirupafshim Xhenit dhe prenotova një biletë për fluturimin tjetër drejt shtëpisë. U ktheva në shtëpi fiks për darkë. Gruaja ime dhe fëmijët ishin me të vërtetë të befasuar që më panë; m’u mbush zemra!

Pas darkës, gruaja ime pyeti, duket sikur ke diçka në mendje? Mund të të ndihmoj me gjë?

Nuk dija se si tí përgjigjesha asaj. Kisha frikë t’i thoja të vërtetën. Nuk doja ta lëndoja atë, dhe nuk mund ta imagjinoja se si ajo do të reagonte.

Duhet ta pranoj që kisha një lidhje? Apo të hesht?