“Kam 3 ditë pa ngrënë”, i tha dijetari… Zotëria ia mbylli derën në fytyrë, të nesërmen dijetari shkoi i veshur ndryshe

©Wikimedia Commons

Në një fshat jetonte një Pandit. Pavarësisht se i njihte mirë të gjitha shkrimet e shenjta dhe dinte gjithçka, ai ishte shumë i varfër dhe nuk kishte shtëpi.

Edhe marrja e vakteve për një ditë ishte shumë e vështirë për të dhe rrobat i ishin konsumuar tërësisht.

Panditi takonte njerëz dhe, pa i mërzitur, u lutej për pak ushqim, “Të lutem më jep diçka për të ngrënë”, këtë gjë e bënte duke shkuar nga shtëpia në shtëpi.

Një ai u afrua te pragu i shtëpisë së një zotërie që dukej i kamur.

Duke parë rrobat e tij të rreckosura, pasunari e shpërfilli dhe as nuk pati durim t’ia dëgjonte fjalinë deri në fund, dhe ia mbyllnin derën. Për shkak të kësaj, Panditit i ndodhi të mos kishte asgjë për të ngrënë për 3 ditë të tëra.

Megjithatë, një ditë ai vendosi të merrte ca rroba të reja që ia dha një mik i tij rrobaqepës.

I veshur me ato pëlhura të reja, ai shkoi për të kërkuar lëmoshë tek i njëjti zotëri.

Asaj dite, në shikim të parë, i zoti i shtëpisë e ftoi brenda me shumë respekt dhe i tha, “Zotëri të lutem hyr dhe ha ushqim në shtëpinë tonë.”

Panditi hyri brenda dhe u ul për të ngrënë. I zoti i shtëpisë i shërbeu me lloje të supave, vakteve, vedave dhe ushqimeve të ëmbla për të ngrënë. Pasi u ngop së ngrëni, Panditi mori një ëmbëlsirë në dorë dhe filloi ta ushqente me rrobat e reja duke thënë: “Hani, Hani.”

Kur e pa këtë, i zoti i shtëpisë u habit dhe nuk mundi ta kuptonte sjelljen e Panditit.

Kështu ai pyeti: “Pandit xhi rrobat nuk hanë. Apo jo? Atëherë pse po u ofroni ushqim rrobave tuaja?”

Panditi u përgjigj: “Vërtet për shkak të këtyre rrobave të reja më ofrove ushqim sot. Dje vetë më kërkove të largohesha kur kërkova ushqim. Meqenëse e mora këtë ushqim për shkak të këtyre rrobave, u jam mirënjohës atyre dhe prandaj po i ushqej.”

Duke dëgjuar këtë të zotit të shtëpisë i erdhi pak turp për veten e tij.

Mësimi i parë: Asnjëherë mos gjykoni askënd nga veshja e tyre.

Mësimi i dytë: Asnjëherë mos shkoni askund apo ndërmerrni diçka të rëndësishme pa u veshur mirë. Veshja nuk është vetëm për të mbuluar trupin. Veshja është komunikim, dhe tregon sesa respekt dhe vlerësim keni për njerëzit dhe ambjentin ku ndodheni.