Këpucari e ndoqi qenin deri në oborr të shtëpisë, por kur u hap dera…

©Wikimedia Commons

Një natë kur një këpucar ishte gati të mbyllte dyqanin e tij, një qen u afrua te pragu i dyqanit të tij.

Qeni mbante një çantë në gojë. Ai u zhvendos drejt këpucarit për t’i dhënë atij çantën. Shitësi e kuptoi se çfarë po përpiqej të bënte qeni dhe mori çantën. Kur hapi çantën, pa një palë këpucë dhe para në çantë.

I zoti i dyqanit i mbajti paratë dhe pasi i rregulloi të gjitha defektet në këpucë, i vendosi në çantë. Menjëherë qeni mori çantën plot me këpucët dhe u largua. Këpucari u habit kur pa veprimin e qenit. Ai mbylli dyqanin e tij dhe vendosi të ndiqte qenin për të takuar pronarin e tij.

Ndërsa këpucari po ndiqte qenin, pa që qeni po priste me shumë durim në stacionin e autobusit. Shpejt erdhi autobusi dhe qeni hyri në të. Pas kësaj, kur erdhi shoferi, qeni lëvizi përpara për të treguar rripin e qafës. Kur shoferi kontrolloji zarfin e vogël të ngjeshur me rripin e qafës kishte para dhe një adresë. Shoferi mori paratë dhe e vendosi biletën në rripin e qafës.

Kur autobusi mbërriti në destinacion, qeni filloi të tundte bishtin për të treguar se donte të zbriste. Autobusi ndaloi, u hapën dyert, dhe qeni zbriti. Këpucari po e ndiqte akoma atë qen.

Këpucari vuri re pasi eci pak, se qeni arriti në një shtëpi dhe trokiti me këmbë në derën e asaj shtëpie. Doli një person që dukshëm ishte pronari qeni. Kur pronari i qenit pa qenin, filloi ta god iste me shkop shumë keq.

Kjo e çuditi aq shumë shitësin që po ndiqte qenin. Këpucari shkoi te pronari i qenit dhe e pyeti: “Pse po e dënoni?”

Pronari u përgjigj: “Më prishi gjumin. Në vend që të trokiste mund t’i kishte marrë çelësat me vete…!”

Mësimi:

Nuk ka kufij të asaj sesa njerëzit mund të kenë pritshmëri nga ju, qofshin ata familjarët tuaj apo eprorët në punën tuaj. Mjafton vetëm një gabim i bërë nga ju për të harruar të gjitha gjërat e mira që keni bërë në të kaluarën.

Kjo është natyra e kësaj bote materiale. Performoni deri në atë masë sa jeni të kënaqur veten dhe në ndërgjegjen tuaj sepse nëse prisni të kënaqni pritshmëritë e të tjerëve, në të shumtën e herëve nuk keni për ta marrë vlerësimin që po kërkoni apo meritoni.