Ai nuk e di datëlindjen e tij. Mohed Altrad ka lindur në një tendë beduine, në mes të shkretëtirës siriane …
Nëna e tij u sëmur rëndë dhe vdiq në ditën që lindi Mohedi.
Për shkak se nuk ka të dhëna për lindjen e tij, mosha e shkruar e Mohedit është e panjohur. Babai i tij ishte një tiran, dhe e rrahu për vdekje vëllanë e tij më të madh.
Kështu që, ai u rrit nga gjyshja e tij …
… por ajo refuzoi ta linte të shkonte në shkollë,
… dhe i tha atij se ai duhej të bëhej një bari.
“Unë e refuzova fatin tim”
Duke mos dashur të pranonte këtë fat në jetë, ai sfidoi vullnetin e gjyshes së tij, dhe ecte 10 milje nëpër shkretëtirë çdo ditë,
… nën diellin e zjarrtë, zbathur, për të shkuar në shkollë.
Nuk u regjistrua në shkollë, gjithçka që mund të bënte ishte të përgjonte në klasa përmes një vrime në mur …
Derisa një mësues e kapi …
… por duke parë kureshtjen e Mohedit, ai e lejoi të ulet në klasën e tij. Pavarësisht se ishte më i varfëri në klasën e tij, Mohed provoi të ishte një student i shkëlqyer.
Xhelozë për suksesin e tij, shokët e klasës e çuan atë në shkretëtirë dhe e groposën në një vrimë …
Ata e futën atë me kokë poshtë dhe ikën.Mohed u arratis, por premtoi se kurrë nuk do të lejonte të nëpërkëmbej…
“Ambicia ime e vetme ishte të mos pranoja fatin tim të parë.”
Disiplina dhe fokusi i tij i dhanë atij një bursë për të studiuar jashtë vendit. Pas anjë kacidhe dhe i vetëm, ai mbërriti në Francë në kohën kurkishin shpërthyer anëkënd ndjenjat anti-arabe në 1969. Ai nuk fliste fare frëngjisht …
… dhe mezi kuptonte atë që thoshin profesorët e tij. Ai punoi në vreshta, duke mbledhur rrush për 15 dollarë në ditë, për të rehatuar veten në kolegj. Por erdhi koha për t’u shpërblyer sakrificat e tij…
Duke provuar fatin, ai bleu një kompani skelash që ishte në prag të falimentimit. Por ai, kuptoi që kishte potencial mahnitës …
Ai mori një vendim të guximshëm për t’i investuar të gjitha paratë e tij në kompaninë e vogël dhe në gjendje të vështirë …
Kompania nuk vonoi të sillte fitime dhe nisi filjalet në Spanjë dhe Itali. Altrad Group tani është një nga miksuesit kryesorë të çimentos në botë dhe ofruesit e skelave.
Sot, Mohed ka një vlerë neto prej 2.5 miliardë dollarësh, dhe ai është dekoruar me medaljen franceze Legjioni i Nderit.
Libri i tij i parë, Badawi, botuar fillimisht në vitin 2002, tani është duke u mësuar nëpër shkolla. Fëmijët e tij e detyruan atë të zgjidhte një numër nga një kapelë për ta caktuar ditëlindjen e tij më thjeshtë …
Që atëhere, ata kanë festuar lindjen e tij në 9 mars çdo vit.
“Unë jam një njeri i lirë që e vlerëson shumë lirinë e tij.” – Mohed Altrad Badawi
