“Ky person nuk pranon se ekziston drita”, i thanë banorët… “Pse e sollët tek unë?”, u përgjigj Buda

©DragonWen/shutterstock

Një herë Buda po vizitonte një fshat të vogël. Aty njerëzit u njohën me vizitën e tij dhe filluan të shkonin tek ai për problemet e tyre.

Një ditë, disa njerëz i sollën një të verbër dhe i thanë: “Ai është i verbër. Ne jemi miqtë e tij më të ngushtë. Ne i kemi folur për dritën, por ai nuk është gati të pranojë faktin që ka dritë.

Argumenti i tij është i tillë që ne jemi në paaftësi për ta bindur se ekziston drita. Edhe pse e dimë se ka dritë, duhet ta pranojmë humbjen. Ai na thotë se dëshiron ta prekë dritën. Si mund ta bëjmë të mundur që ai të prekë dritën?”

Pikërisht atëherë i verbëri tha: “OK, nëse nuk mund ta prek. Unë kam veshë, bëni një zhurmë drite, që të mund ta dëgjoj. Nuk është e mundur as ta dëgjosh, atëherë dua ta shijoj ose nëse drita ka aromë, dua ta nuhas atë.”

Miqtë e tij thanë: “Nuk ka asnjë mënyrë për ta bindur atë. Drita mund të shihet vetëm me sy dhe ai nuk ka sy. Ai ankohet se banorët e fshatit flasin kot për dritën vetëm për të vërtetuar se ishte i verbër. Ai ndjeu se ne shpikëm historinë e dritës vetëm për ta provuar atë të verbër.”

Miqtë e të verbërit e pyetën Budën nëse mund ta bënte të kuptonte për dritën.

Buda u përgjigj: “Unë nuk do të përpiqem ta bind atë. Problemet e njerëzimit krijohen pikërisht atëherë kur njerëzit përpiqen t’u shpjegojnë të tjerëve gjëra që nuk shohin. Unë nuk do ta bëj atë gabim. Nuk do t’i shpjegoj një të verbëri se ka dritë. Ju e keni sjellë atë te personi i gabuar.”

Miqtë ende këmbëngulën te Buda.

Buda u përgjigj: “Nuk ka nevojë ta sillni atë tek unë. Në vend të kësaj, çoje te një mjek që mund t’i trajtojë sytë. Ai nuk ka nevojë për predikim, ai ka nevojë për trajtim.

Kjo nuk është çështje shpjegimesh apo që ai të besojë gjërat që ju tregoni. Nëse sytë e tij shërohen, nuk do të keni nevojë të shpjegoni. Ai vetë do të jetë në gjendje të shohë dhe të njohë dritën.”

Miqtë e kuptuan atë që tha Buda dhe e çuan të verbërin te një mjek për trajtim. Fatmirësisht, pas një trajtimi unik, ai arriti të fitonte shikimin për herë të parë në jetën e tij, pas disa muajsh nga ndërhyrja e mjekut.

Në atë kohë, Buda ishte larguar tashmë nga ai fshat. I verbëri e ndoqi atë dhe u përkul para Budës dhe i tha: “Kam gabuar. Ka dritë, por nuk mund ta shihja më parë, prandaj nuk besoja asgjë për dritën.”

Buda u përgjigj: “Me siguri e kishe gabim, por sytë e tu u shëruan pikërisht sepse nuk pranove ose të besoje atë që të thoshin të tjerët, përveç nëse e përjeton vetë. Nëse do të kishit pranuar atë që kishin thënë miqtë tuaj, atëherë çështja do të kishte përfunduar me kaq dhe nuk do të dilte asnjë rast për trajtimin e syve tuaj.”

Mësimi:

Sado që të na flasin të tjerët për aromën dhe shijen e peshkut, ne nuk mund ta kuptojmë nëse nuk e shijojmë dhe e nuhasim vetë atë, me shqisat tona. Ndaj edhe njohuritë e tjera për çdogjë në botë duhet të bëjmë çmos që të na vijnë në formën shqisore. Ato që shohim vetë, ato që dëgjojmë vetë, ajo që prekim vetë, e jo ato që na thonë të tjerët. Ne duhet të kemi një përvojë të drejtpërdrejtë me mënyrën sesi e mbledhim njohurinë për botën e për veten. Jo nëpërmjet fjalëve të tjerëve.