Letra e një babai që mësoi të rritej bashkë me vajzën e tij…

©Shutterstock

Dje lindi dhe sot pas nja dy orësh do të nisë universitetin. Dje më thanë se do të bëhesha baba, së shpejti, dhe pak minuta do të përfundojë orën e parë të autoshkollës.

Dje ajo na shikonte si dikush që shikon perënditë dhe sot si dikush që shikon njerëzit për të cilët ajo ua njeh secilin nga defektet e tyre, në thellësi. Në këtë mes, ka kaluar vetëm një natë, një natë në të cilën unë kam qenë duke menduar, i magjepsur, duke e parë atë të rritet …

Të rritesh herë-herë dhe me raste, sepse në të tjerët më është dashur të dal në punë. Në të tjera, vëllezërit e saj, vëllezërit e mi, kanë pasur nevojë për mua; miqtë e mi ose prindërit e mi; mamaja e saj, unë, ndonjëherë kam pasur nevojë edhe për veten time. Unë kam shkuar vonë në shtëpi edhe pse nuk më kish ndodhur asgjë.

Kështu, e lashë pas krahëve epokën e tregimeve të sajuara për të filluar të përjetoj sesi realiteti mund të jetë pafundësisht më mizor, por po aq edhe i mirë e simpatik.

Për t’i dhënë mundësinë të krijonte veten e saj, duke u përpjekur të mos e mbroj shumë dhe të zbatoj thënien “kur nuk e sheh syri, zemra nuk e ndjen” në çdo hap që ajo hidhte, për çdo rrezik që ajo merrte.

Shpresat e një babai

Dje kisha shumë shpresa të varura tek ajo. Shpresat që ishin të gjitha të miat dhe për të cilat ajo nuk kishte thënë asgjë. Të paktën asgjë më shumë se të tregonte me gisht shishen kur ishte e etur ose të mbushte gojën me gjithçka që kapte kur ishte e uritur. Sot shpresat e mia janë ende të miat, por realiteti është se ajo ka ndërtuar të sajat dhe mua më është dashur ta pranoj. Është një proces që më ka shoqëruar pothuajse çdo natë.

Do të doja që ajo të ishte avokate. Sepse unë e kuptoj që ata janë njerëz që bëjnë një jetë të relaksuar, që janë në një pozicion të rëndësishëm dhe që me stërvitjen e tyre fitojnë një ndjenjë drejtësie më të lartë se shumica e njerëzve të vdekshëm. Megjithatë, ajo ka dashur të bëhet gazetare.

Por jo të atyre që prezantojnë lajmet, por të atyre që udhëtojnë dhe raportojnë në zonat e luftës e konflikteve dhe u japin zë atyre historive të mëdha që janë gjithashtu anonime. Më tremb, aq shumë sa që nganjëherë ajo nuk më lë të fle. Ndërsa ajo më shikon me atë fytyrën se ka rënë në dashuri me dikë pa e njohur me zor, por me zemrën e saj. Si baba, ai shikim, pamja e saj, më shkakton edhe krenari.

Hiqni dorë nga kontrolli

Si baba, nuk ka qenë aspak e lehtë t’i lëshoj litarët e kontrollit. E kam parë gjithmonë më të vogël se sa ishte, më e pambrojtur, më e ndikuar dhe e pafajshme. E kam parë edhe sa herë është drejtuar drejt shkëmbit atje lart për një foto me gjithë vendosmërinë e botës dhe më është dashur ta lejoj këtë, sepse sado që do të kisha dashur të isha mësuesi i saj më i mirë, ka mësime që vetëm jeta ti mëson ose se duhet t’i mësosh me të tjerët.

Ajo është kaq e bukur, aq e bukur kur e shoh shtrirë duke pushuar. Nuk e di nëse ajo e di, por është vajza më e bukur në botë. Ia thashë shumë herë dhe ajo më buzëqeshi, pastaj u bë e kuqe dhe në fund m’u përgjigj me një “baba!” (Mos më turpëro).

Është shumë e vështirë për mua të kuptoj atë betejë që ajo ka nisur kundër trupit të saj, por nuk më kishin shpëtuar nga kujtesa ime ato momentet në të cilat edhe unë u kujdesesha shumë për atë që mendonin djemtë dhe vajzat e moshës sime. Kuptoje që për të kuptuar shumë herë duhet të kujtosh veten tënde, sepse në këtë ushtrim kam hasur edhe në nostalgji dhe më janë turbulluar sytë.

Sikleti që mund të më shkaktonte të shkoja në shkollë me atë xhaketë të tmerrshme, të qepur me dorë gjatë kohë së mërzisë së nënës sime dhe që më thumbonte si ferr. Nuk e di se çfarë xhakete e kam bërë të mbajë, madje mund të kenë qenë disa. Ndoshta ishin ato orët e konservatorit që e detyrova të ndiqte, derisa shkëputja nga muzika e saj theu vullnetin tim që ajo të miqësonte notën e tetë me të gjashtëmbëdhjetën. Nuk bëra asgjë që ajo ta pëlqente medoemos, ajo preu veten para meje dhe unë u ngushëllova veten duke menduar se ishte mirë për të që hoqi dorë nga ai vend.

Ah sa do të kisha dashur të isha mësuesi i saj më i mirë, por ka mësime që t’i mëson vetëm jeta ose që duhet t’i mësosh me të tjerët.

Kam vënë re…

Tani nëse ajo fillonte nga e para, mendoj se nuk do të më detyroje të bëja kaq shumë gjëra të mira për veten. Të paktën nga jashtë, pa i ndarë me ty. Do të doja të kisha kuptuar se si e shihje topin kur ishe e vogël dhe luaja me ty. Do doja të kisha qenë më pak i vetëdijshëm për rreziqet dhe më shumë për iluzionet. Të mos isha vonuar aq shumë herë. Të pranoja të luaja përpara se të hiqje dorë nga unë dhe të gjeje vajza të tjera për të luajtur.

Do të kisha dashur të supozoja më herët se ti ishe plotësisht në gjendje të mbuloheshe kur kishe të ftohtë, të haje kur ishe e uritur. Sepse këto ishin nevojat që kishit në fillim, por më pas jo më. Më pas ajo që të duhej ishte inkurajimi me të gjitha projektet që nise, përgjigjet me dyshime për moshën tënde, shoqëria e dikujt që nuk të ishte epror por mbështetje, ngushëllim dhe inkurajim. Ndoshta një pjesë të mirë në gjithë këtë e kishte edhe roli im, ndoshta është pjesë e të qenit baba.

Ata thonë se emocionet janë magji … dhe se qeniet njerëzore mund të kenë aq shumë sa ne jemi në gjendje të përjetojmë disa emocione në të njëjtën kohë. Ndihem i trishtuar sepse një pjesë e kohës që nuk kemi kaluar bashkë nuk do të kthehet më. Mendoj se të gjithë prindërit ndihen njësoj në një moment, por kjo nuk më ngushëllon.

Megjithatë, ajo që arrin të më ngushëllojë është se tani kur të shoh duke luftuar betejat tua, jam krenar që i përballon ato me ndershmëri. Sado të gabuara apo të drejta të jenë ato në të cilat ke vendosur dhe në të cilat ke gjetur pasionin. Duke parë se si rritesh, kam kuptuar se doja një jetë të lehtë për ty dhe se ti dëshiron një jetë të lumtur për veten. Shpresoj vetëm ta kesh dhe sigurisht që ta ndash me mua.

P.S: Siç e sheh, edhe sot, përveç babait, kam filluar të jem pak gazetar dhe do të doja ta përfundoja këtë shkrim dhe ta firmosja me ty në vaktin e drekës.