Mbreti që vendosi një gur të madh në mes të rrugës, dhe vëzhgonte reagimet e kalimtarëve…

©Wikimedia

Është një histori e vjetër për një mbret, njerëzit e vendit të të cilit ishin rritur me bollëk dhe vegjetonin në dembelizëm.

I pakënaqur me këtë gjendje, ai shpresonte t’u jepte një mësim.

Plani i tij ishte i thjeshtë: Ai do të vendoste një gur të madh në mes të rrugës kryesore, duke bllokuar plotësisht hyrjen në qytet. Më pas do të fshihej aty pranë dhe vëzhgonte reagimet e tyre.

Si do të vepronin? A do të bashkoheshin për ta hequr atë? Apo do të dekurajoheshin, do të largoheshin dhe do të ktheheshin në shtëpi?

Me një zhgënjim që vetëm sa rritej, mbreti shikonte se si njëri pas tjetrit, njerëzit vinin tek kjo pengesë dhe as nuk përpiqeshin ta largonin. Ose, në rastin më të mirë, të paktën mundoheshin me gjysmë zemre para se të dorëzoheshin.

Shumë u ankuan hapur ose mallkuan mbretin ose pasurinë ose ankoheshin për shqetësimin që u krijohej, por askush nuk arriti të bënte asgjë për këtë.

Pas disa ditësh, një fshatar i vetmuar u nis të shkonte në qytet. Ai nuk u largua nga pengesa. Në vend të kësaj, ai u sforcua e sforcua, duke u përpjekur ta largonte atë gur nga rruga.

Më pas i lindi një ide: Ai hyri në pyllin aty pranë për të gjetur diçka që mund ta përdorte si levë. Më në fund, ai u kthye me një degë të madhe me të cilën kishte krijuar një formë si levë dhe e vendosi atë për të hequr shkëmbin masiv nga rruga.

Poshtë shkëmbit kishte një çantë me monedha ari dhe një shënim nga mbreti, i cili thoshte:

“Çdo pengesë në rrugë bëhet rrugë. Mos harro kurrë, pengesa është rruga, tek çdo pengese është një mundësi për të përmirësuar gjendjen tonë.”

Po ty, çfarë të pengon?

Fiziku? Madhështia? Largësia? Aftësia e kufizuar? Paratë?

Mendësia? Frika? Pasiguria? Papërvoja? Paragjykimi?

Ndoshta njerëzit nuk ju marrin seriozisht. Ose mendoni se jeni shumë e moshuar. Ose ju mungon mbështetja ose burimet e mjaftueshme. Ndoshta ligjet ose rregulloret kufizojnë opsionet tuaja. Ose detyrimet tuaja i kufizojnë këto.

Ose qëllimet e rreme dhe vetë-dyshimi.

Çfarëdo që të jetë, ja ku jeni këtu. Këtu jemi të gjithë.

Dhe . . .

Këto janë pengesa, e kuptoj shumë mirë, askush nuk po e mohon këtë.

Por hidhni një sy listës së atyre që erdhën përpara teje. Atletë që ishin shumë të vegjël. Pilotët, shikimi i të cilëve nuk ishte mjaftueshëm i mirë. Ëndërrimtarë përpara kohës së vet. Anëtarë të kësaj race apo asaj. Të braktisurit. Bastardë, emigrantë, të pasur, besimtarë dhe ëndërrimtarë. Ose ata që vinin nga asgjëja ose më keq, nga vende ku ekzistenca e tyre kërcënohej përditë. Çfarë ndodhi me ta?

Epo, shumë prej tyre hoqën dorë. Por disa nuk e bënë. Ata e morën më shumë si sfidë. Ata ushtruan më shumë. Kërkuan rrugë të shkurtër dhe pika të dobëta. U goditën pak. Gjithçka ishte një pengesë që duhej ta kalonin.

Dhe kështu…

©shutterstock

Brenda atyre pengesave ishte një mundësi. E rrokën atë. Ata bënë diçka të veçantë për këtë. Ne mund të mësojmë prej tyre.

Qoftë nëse kemi vështirësi për të gjetur një vend pune, duke luftuar kundër diskriminimit, fondeve të pakta, të mbërthyer në një marrëdhënie të keqe, të mbyllur përballë ndonjë kundërshtari agresiv, të qënit një punonjës ose student që thjesht nuk mund ta arrijë më shumë, ose të qënit në mes të një pezmi krijues, ne duhet të dimë se ka një mënyrë. Kur hasim vështirësi, ne mund ta kthejmë atë në avantazh, bazuar në shembullin e tyre.

Të gjitha fitoret e mëdha, qofshin ato në politikë, biznes, art apo shkencë, përfshinin zgjidhjen e problemeve shqetësuese me një koktej të fuqishëm kreativiteti, fokusi dhe guximi. Kur keni një qëllim, pengesat në fakt po ju mësojnë se si të arrini atje ku dëshironi të shkoni – duke ju gdhendur një shteg.

“Gjërat që të lëndojnë,” shkroi Benjamin Franklin, “të udhëzojnë”.

Sot, shumica e pengesave tona janë të brendshme, jo të jashtme.

Në vend që të kundërshtojmë armiqtë, ne kemi tension të brendshëm. Kemi zhgënjim profesional. Kemi pritshmëri të paplotësuara. Ne kemi mësuar të ndjehemi të pafuqishëm. Dhe ne kemi ende të njëjtat emocione dërrmuese që njerëzit kanë pasur gjithmonë: pikëllim, dhimbje, humbje.

“Shumë prej problemeve tona vijnë nga të paturit tepër: ndërhyrja e shpejtë teknologjike, ushqimi i padëshiruar, traditat që na tregojnë mënyrën se si duhet të jetojmë jetën tonë. Ne jemi të butë, të drejtë dhe të frikësuar nga konflikti. Kohët e shkëlqyera janë zbutës të mëdhenj. Bollëku mund të jetë vetë një pengesë, siç mund ta dëshmojnë shumë njerëz.

Brezi ynë ka nevojë për një qasje për të kapërcyer pengesat dhe për të lulëzuar mes kaosit më shumë se kurrë. Një qasje që do të ndihmojë t’i ndryshojmë problemet tona duke i përdorur ato si kanavacë mbi të cilat do të pikturohen vepra mjeshtërore. Kjo qasje fleksibël është e përshtatshme për një sipërmarrës ose një artist, një pushtues ose një trajner, pavarësisht nëse jeni një shkrimtar në vështirësi, një i urtë ose një nënë punëtore.