“Mjeshtër, dua të bëhem dishepulli yt.”, i tha djaloshi i ri… Mjeshtri u afrua, e kapi, e tërhoqi, dhe e futi nën ujë…

©shutterstock

Një herë një djalë i ri ndërsa kalonte aty afër vuri re një murg duke medituar buzë lumit.

Djaloshi, i cili sapo kishte filluar praktikën e meditimit iu afrua mjeshtrit dhe i tha: “Mjeshtër, dua të bëhem dishepulli yt.”

Murgu pyeti: “Pse?”

I riu u mendua për një moment dhe me një buzëqeshja paksa të zgjatur, u përgjigj: “Sepse dua të gjej Zotin”.

Pikërisht atëherë papritmas Mjeshtri u hodh dhe e kapi atë të ri nga qafa. Mjeshtri e tërhoqi zvarrë në lumë dhe ia futi kokën nën ujë.

I riu u përpoq të çlirohej, por vetëm pas afro një minute mjeshtri më në fund e nxori nga uji. I riu nxirrte ujë nga gojaj me kollitje të forta. Pas ca çastesh, kur i riu përfundimisht u qetësua dhe frymëmarrja iu normaliziua.

Mjeshtri e pyeti: “Më thuaj, çfarë doje më shumë kur ishe nën ujë?”

“Ajër..!”, u përgjigj i riu.

Mjeshtri iu përgjigj: “Shumë mirë..!! Shko në shtëpi dhe kthehu tek unë kur të duash të njohësh Zotin aq sa doje ajrin në ujë.”

Mësimi

Është shumë e rëndësishme te jemi të qeshur e pozitivë në përditshmërinë tonë, por ashtu si me çdogjë tjetër, edhe këtu nuk duhet tepruar.

  • Një sanitare nuk duhet nënvlerësuar sepse bën punë pastrimi dhe nuk është shefja e financës.
  • Një mësues nuk duhet nënvlerësuar apo përqeshur pse lënda e tij nuk është ndër ato të rëndësishmet që nuk përfshihen në provim shteti.
  • Një e moshuar nuk duhet nënvlerësuar apo shpërfillur ndërsa kalon vijat e bardha të rrugës me mundim dhe nuk e barazon dot ritmin tonë.

Është e gabuar të nënvlerësojmë dhe të marrim me përtallje punën apo profesionin e dikujt, cilido qoftë ai, aq më pak në ato raste kur personi në fjalë ka vite të tëra përvojë dhe profesioni i tij apo saj është bërë tashmë pjesë e identitetit.

Çdo person që takoni ka rëndësi, dhe çdo punë që ata kanë zgjedhur të kryejnë, ka rëndësi për ta. E nëse ti je dikush që e sheh nga i njëjti këndvështrim gjërat, do të thotë se brenda teje ekziston një dozë e plotë dhe e shëndetshme e asaj që quhet RESPEKT.