Fëmijët e thërrisnin atë “dhëmbë-lepur”. Stefaninë gjithashtu e tallni dhe përqeshnin në shkollë se ishte e çuditshme.
Ajo u ngushëllua me muzikë dhe mësoi të luante piano vetëm me anë perceptimit me vesh.
Stefani filloi të përformonte muzikë në vende të hapura dhe në shkollë. Halla e saj Joana ishte një artiste që vdiq para se të lindte ajo… dhe Stefani u frymëzua nga ajo që të ndiqte muzikën.
Ajo bëri audicione për role në muzikalen e Nju Jorkut, por kurrë nuk mori një telefonatë. Bulizmi vazhdoi në gjimnaz ku fëmijët e tjerë e quanin “Krimb”.
”Mos lejo asnjë njeri në botë të Të thotë, që nuk mund të jeni ajo që jeni”
Ishte një periudhë e vështirë për Stefaninë dhe puna në shkollë e dërrmoi. Pas shkolle, ajo shkonte nëpër kurse aktrimi dhe punonte në një bar, dhe iu ushtrua terapisë intensive pasi u dhunua seksualisht.

Ajo e la shkollën për ta rimarë veten dhe të fokusohej në karrierën e saj. Ajo ndoqi ëndrrat e saj dhe donte ta bënte sipas mënyrës së saj.
”Nuk duhet të qurravitesh por të dalësh dhe t’u japësh ca shkelma.”
Ajo mori çdo punë që lidhej me muzikën. Ajo regjistroi këngë për një audiolibër fëmijësh… Ajo e tërhiqte zvarrë pianon e saj kudo që shkonte dhe luante shfaqje nëpër bar-e për turma të vogla…

Ajo mësoi për të shkruar tekstet e këngëve…
Udhëtonte në Nju Xhërsi çdo ditë që të punonte për producentin e saj, dhe rrjedhimisht ajo firmosi për një firmë të madhe…
për t’u përjashtuar pas tre muajsh nga ajo firmë.
E rimori veten dhe përformoi shfaqje në estradë, dhe më pas fati i buzëqeshi: ajo u punësua për të shkruajtur këngë për Britney Spears, Fergie, dhe New Kids on the Block.
Akon ishte kaq i impresionuar me të, saqë e bëri pjesë të firmës tij.
Disa stacione radioje e vlerësuan muzikën e saj të re shumë “garuese” dhe “underground.”
Kështu iu përgjigj ajo kur i thanë se ke luajtur nga mendtë: ”Unë po jua bëj të ditur juve, kush është e nesërmja.”

Sot ajo njihet për punën e saj të pashembullt dhe provokative.
Ajo ka një pasuri prej $250 milionë, dhe ka shitur më shumë se 30 albume dhe 150 milionë single-s.
Një vizionare dhe pioniere, që vazhdon të kënaqë miliona, dhe është vazhdimisht në krye të listave: personi më influencues, gruaja më e fuqishme, më me shumë ndjekës në Twitter, muzikantja më me shitje, gruaja më fantastike në muzikë, ikona më e madhe e modës.
Në Oskarët e 2016, ajo përformoi “Till it happens to you,” një kēngë e fuqishme për t’i mbijetuar abuzimeve seksuale.

Ajo e nderoi hallën e saj që frymëzoi në karrierën e saj: duke e titulluar albumin më të fundit për nder të Joanës, dhe e bëri tatuazh emrin e Joanës në krah.
Duke qënë se vuan nga fibromialgia, ajo është përkrahëse e palodhshme e të sëmurëve kronikë, dhe gjithashtu jep fonde për të rinjtë e margjinalizuar siç kishte qënë ajo dikur.
”Ti duhet të jesh unik dhe i ndryshëm dhe të shkëlqesh sipas mënyrës tënde.” – Lady Gaga