“Nuk mund të qëndroj këtu”, u ankua zonjusha… Stjuardesa shkoi të fliste me kapitenin dhe u kthye pa vonesë

©Tyler Olson/shutterstock

Një herë një zonjushë e bukur mbërriti në vendin e saj në një avion të mbushur me njerëz.

Menjëherë sapo zuri vendin, ajo filloi të thërriste asistenten e fluturimet sepse nuk e donte atë vend dhe t’i kërkonte një vend të ri.

Zonjusha tha: “Unë nuk mund të qëndroj këtu”. Me një pamje bezdie në fytyrën e saj ajo vazhdoi dhe tha: “Unë nuk mund të ulem pranë një personi kaq të moshuar”.

Stjuardesa e dëgjoi ankesën e saj dhe tha: “Zonjushë, më lër të shoh nëse mund të gjej ndonjë vend tjetër deri atëherë, të lutem qëndro aty.”

Pas njëfare kohe, asistentja e fluturimit u kthye dhe tha: “Më falni zonjushë, nuk ka vend të disponueshëm në klasin ekonomik, por më lejoni të kontrolloj me kapitenin dhe të shoh nëse ka ndonjë vend të disponueshëm në klasin e parë.” dhe pastaj ajo u largua.

Pas rreth 15 minutash ajo u kthye aty ku ishte ulur zonjushadhe tha: “Kapiteni konfirmoi se ka një vend të lirë në klasin e parë.”

Ajo vazhdoi, “Sipas politikës sonë të kompanisë, ne nuk mund ta zhvendosim një person nga klasi ekonomik në klasin e parë, por meqë do të ishte gabim të detyrosh një person të ulet pranë një personi të pakëndshëm, kështu që kapiteni pranoi të bënte ndryshimin.”

Në atë moment, përpara se zonjusha të mund t’i përgjigjej stjuardesës, ajo bëri me shenjë drejt zotërisë së moshuar që ishte ulur pranë zonjushëm dhe i tha: “Jeni i lutur zotëri, nëse do të merrnit me dashamirësi sendet tuaja personale, ne do të dëshironim t’ju transferonim në klasin e parë të rehatisë përgjatë këtij fluturimi, kapiteni nuk dëshiron që ju të uleni pranë një personi të pakëndshëm dhe të shqetësoheni gjatë fluturimin tuaj.”

Pasagjerët në sediljet aty pranë filluan të duartrokisnin ndërsa disa u ngritën edhe në këmbë.

Mësimi:

Nëse mendojnë se jemi dikush apo kemi arritur diçka, kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë që ne kemi të drejtë e mosrespektit ndaj të tjerëve, apo që duhet të gëzojmë të drejta të veçanta më shumë se ata.