“Nuk vonoj, të të sjell ujë”, i thotë dikush… Kalon çerek ore dhe asgjë nuk ndodh, ti ndryshon mendim…

©Wikimedia Commons

Le të supozojmë një situatë.

Ju jeni plot djersë, shumë i etur dhe fyti juaj është i tharë, por nuk keni ujë askund afër. Në një situatë të tillë, ju qëndroni nën hijen e një peme për të eliminuar lodhjen.

Ka një ndërtesë përballë asaj peme. Pikërisht atëherë hapet një dritare e një apartamenti në katin e dytë të ndërtesës dhe personi shikon përreth. Ai ju sheh.

Duke parë ju, ai person kupton situatën tuaj dhe me gjestin e duarve, ai person ju pyet nëse keni nevojë për ujë. Ti ndjehesh i lehtësuar.

Në këtë moment, çfarë do të mendoni për atë person?

(Ky është mendimi juaj i parë)

Kur ju u përgjigjët me po, d.m.th që dëshironi ujë, ai person sinjalizon se po zbret me ujë dhe mbyll dritaren. Tani, dera në katin e parë nuk po hapet as pas 15 minutash pritje.

Çfarë do të mendoni për atë person tani?

(Ky është mendimi juaj i dytë)

Pas 16 minutash dera hapet dhe burri niset drejt teje me një shishe dhe thotë: Më fal për vonesën, por duke parë gjendjen tënde, mendova se do të ishte më mirë të të jepja limonadë në vend të ujit, kështu që u desh pak kohë.

Tani sërish, mendimi juaj për atë person duhet të ketë ndryshuar… apo jo? Mos harroni se nuk keni pirë ende as ujë dhe as limonadë.

(Ky është mendimi juaj i tretë për atë person)

Tani, sapo e pini atë limonadë, kupton se nuk ka sheqer në të. Si ndiheni për atë person tani?

(Këtë herë merr formë opinioni i katërt)

Duke e parë thartimin në fytyrën tuaj, personi nxjerr butësisht një qese me sheqer pluhur dhe pasi ta ka dhënë të thotë: Mund të shtosh sa të duash sipas shijes tënde.

Tani, mendimi juaj për të njëjtin person duhet të ketë ndryshuar përsëri, për të pestën herë?

Në një situatë normale si kjo, nëse opinioni ynë ndryshon vazhdimisht, a jemi të denjë të kemi një opinion të fiksuar për këdo.

Në fakt, duke parë botën, kuptohet që nëse një person sillet sipas pritshmërive tona, atëherë ai është i mirë, përndryshe është i keq.

Mësimi:

Në shumë raste dhe situata ndodh që korniza e referencës sonë të jetë e gabuar, dhe jo ajo çfarë vendosim brenda asaj kornize. Pra, nëse në atë moment bota ndahej në dy pjesë: në ata që s’të japin ujë, dhe në ata që të japin, mendja jonë në mënyrë intensive përpiqet të përcaktojë në cilën kategori është tjetri, në të mirën apo në të keqen, tek ata që duan të na ndihmojnë dhe janë njerëz të besueshëm apo tek ata që nuk janë.

Ndërsa bëjmë këtë klasifikim, ne shpesh harrojmë të marrin në analizë, kriterin e këtij klasifikimi, që janë pritshmëritë tona.

Do të ndodhë shpesh që të zhgënjehemi nga të tjerët nëse i mbajmë pritshmëritë e larta.