“Për nesër kam një plan që të mos futemi në mësim”, i tha njëri shok… “Ma thuaj çfarë”, i tha i dyti… Të nesërmen gjithë shkolla mbeti jashtë

©Wikimedia Commons

Në klasën e 5-të, ishin dy fëmijë shumë të prapë, Ravi dhe Laksh, të cilët shkonin në shkollë së bashku.

Një ditë, Ravi i tha Lakshit: “Vëlla, kam një ide… që të mos kemi nevojë të ndjekim mësimet nesër.”

Laksh pyeti me kureshtje: “Më thuaj.. Cila është ideja?”

Ravi tregoi drejt në atë drejtim dhe tha: “Shiko atje, shiko tre dhi që kullosin.”

Laksh tha: “Dhe çfarë kanë ato dhitë?”

Ravi tha, “Sot, kur të mbarojë mësimi, ne do të lëmë oborrin e shkollës pasi të gjithë të largohen dhe para se të nisemi për në shtëpi do t’i kapim këto dhi dhe do t’i lëmë në shkollë… dhe pastaj kur nesër të hapet shkolla, të gjithë do të humbin kohën e tyre duke i kërkuar dhe nuk do na duhet ta lodhim kokën për mësimet.”

Laksh u përgjigj: “Por gjetja e këtyre dhive kaq të mëdha nuk është një detyrë e vështirë. Janë vetëm tre, ato do të gjenden pas pak kohe dhe më pas ne duhet të kthehemi për të studiuar.”

Ravi buzëqeshi dhe tha: “Ata nuk do të jenë në gjendje t’i gjejnë ato lehtësisht, ti nuk e di akoma se çfarë kam në plan të bëj unë.”

Pas kësaj, të dy miqtë pritën të mbaronte klasa. Pasi u larguan të gjithë, i kapën ato tre dhi dhe i futën brenda klasës.

Pasi i futi brenda, Ravi tha: “Tani do t’i vendos numrat e këtyre dhive”, dhe filloi të shkruante numra mbi to.

Në dhinë e parë ai shkroi – Numri 1

Në dhinë e dytë ai shkroi – Numri 2

Në dhinë e tretë ai shkroi – Numri 4

“Çfarë është kjo? Pse i vure dhisë së tretë numrin 4?”, pyeti Laksh i habitur.

Ravi tha duke qeshur, “Kjo është ideja ime… Tani shiko nesër… Të gjithë do të kalojnë tërë ditën duke kërkuar për dhinë me numrin tre dhe ajo nuk do të gjendet kurrë.”

Të nesërmen, të dy shokët arritën në shkollë. Në një kohë të shkurtër, një klasë u shqetësuar nga zhurma e dhive. Së shpejti e gjithë shkolla u trazua. Të gjithë filluan të kërkonin dhitë dhe mundën të gjenin vetëm tre dhitë.

Por megjithatë ata vazhduan të kërkonin pasi nuk mund të gjenin dhinë numër 3. I gjithë stafi dhe fëmijët filluan të kërkonin për dhinë numër 3.

U bënë shumë përpjekje për të gjetur atë numër 3, por ajo nuk u gjet kurrë…! Sot të gjithë ishin të mërzitur, por Ravi dhe Laksh nuk kishin qënë kurrë kaq të lumtur më parë. Si sot e kishin bërë të padukshme një dhi me zgjuarsinë e tyre.

Pas leximit të kësaj historie mund të na duket marrëzi, por duhet të kuptojmë mesazhin që fshihet në të…

Pikësëpari, asnjëherë nuk duhet të marrim asgjë si të mirëqënë edhe pse mund të jenë shënuar me numra.

A është e nevojshme të shqetësoheni për diçka gjatë gjithë kohës? Është e mundur që çdo gjë që kemi në jetën tonë është e mjaftueshme për ta bërë jetën tonë të plotë.

Por megjithatë ndonjëherë ne vazhdojmë të kërkojmë gjëra dhe shqetësohemi… Është gjithashtu e mundur që gjëja që po kërkojmë… është si dhia numër 3 që nuk është aty në realitet…