“Përse nuk e fik llambën…”, më thoshte babai sa herë hynte në dhomën time

©shutterstock

Pothujase çdoherë që unë dilja nga dhoma ime, babai im do të futej dhe pasi e gjente dritën ndezur më thoshte:

-“Përse nuk e fik llambën, ç’është gjithë ky harxhim i kotë energjie?!

Kur hynte në banjë dhe shihte që rubinetin e ujit nuk e kisha mbyllur siç duhet më thoshte me zë të lartë:

“Pse nuk e mbyll rubinetin deri në fund, ç’është gjithë ky shpëdorim i ujit?!

Ai gjithmonë më kritikonte dhe më tërhiqte vëmendjen si vajzë e pakujdesshme. Më kritikonte për gjëra të mëdha e të vogla. Madje edhe në prag të vdekjes vazhdoi ta bënte këtë gjë. Derisa erdhi dita që do gjeja një punë, dita që aq shumë e kisha pritur.

Ja ku jam: sot kam intervistën e parë të punës në jetën time, për të fituar një punë prestigjioze, në një nga kompanitë më të njohura të qytetit. Nëse do të pranohem, do të largohem pa kthim nga kjo shtëpi e do të qetësohem njëherë e mirë nga babai dhe qortimet e përhershme të tij.

U zgjova herët në mëngjes. Vesha rrobat më të bukura, u parfumosa dhe sapo u bëra gati të dilja një dorë më preku në sup. Ktheva kokën dhe pashë babain të qeshur, edhe pse sytë e tij ishin të lodhur dhe në fytyrë i dalloheshin qartë shenjat e sëmundjes. Nxorri nga xhepi ca të holla dhe më tha:

“Dua që të jesh optimiste, me besim te vetja, mos u ndje inferiore para asnjë personi apo pyetjeje!”

Ia pranova këshillën dhe i buzëqesha, ndërkohë që shfryja nga brenda:

“As në këto momente nuk hoqi dorë nga këshillat, sikur qëllimisht do, që të më shqetësojë, në momentet më të lumtura të jetës sime”.

Dola me nxitim nga shtëpia. Mora një taksi dhe u nisa për tek zyrat e kompanisë. Sapo arrita në adresen e kërkuar, vura re se porta nuk kishte roje, as dikë që priste njerëzit.

Kishte vetëm tabela orientuese për vendin e intervistës. Kur bëra të hap derën, vura re se doreza e saj kishte dalë nga vendi. Kujtova këshillën e babait para se të dilja nga shtëpia, që të isha pozitive, kështu që menjëherë e mora dorezën dhe e vura në vend.

Pastaj ndoqa tabelat orientuese dhe kalova në lulishten e kompanisë. Rrugicat ishin me ujë, i cili vinte nga një vaskë që po derdhej. Me sa dukej, kopshtari ishte i zënë. Mu kujtua se si babai më qortonte për ujin e shpërdoruar, prandaj e tërhoqa tubin e ujit dhe e vendosa në një vaskë tjetër, duke e mbyllur edhe pak rubinetin që vaska të mos mbushej menjëherë derisa të kthehej kopshtari. Pastaj hyra në ndërtesën e kompanisë, ndoqa tabelat dhe kur po ngjisja shkallët, vura re numrin e madh të llambave, që ishin të ndezura në mes të ditës. Në mënyrë të pavetëdijshme i fika nga frika e britmave të babait që më shoqëronin ngado që shkoja.

Kur u ngjita në katin e sipërm u përballa me numrin e madh të konkurrentëve për këtë punë. Fillova të shikoja fytyrat e të pranishmëve dhe veshjet e tyre. Ajo që pashë më bëri të ndjehesha inferiore. Disa nga ata mburreshin me diplomat e marra nëpër universitetet më të mira. Më pas, vura re se kushdo që hynte në intervistë dilte për më pak se një minutë. I thashë vetes:

Nëse këta me hijeshinë dhe diplomat e tyre u refuzuan, vallë do të pranohem unë?!

Gjendesha në mes të korridorit kur më erdhi një pështjëllim i brëndshëm, u ndjeva në ditën e gabuar, dhe personi i gabuar, atypëraty, vendosa të tërhiqesha nga gara me dinjitet, në po atë çast dëgjova një zë të qetë të më thoshte: -Të kërkojmë ndjesë!

U ngrita nga vendi dhe kur po dilja, të gjithë në korridor i drejtuan sytë nga unë dhe punonjësi tha emrin tim.

Tani -thashë me vete s’kam nga t’ia mbaj, nuk largohem dot, çështja në dorë të Zotit.

Hyra në dhomën e intervistës dhe u ula në karrige para tre personave. Ata më shihnin të buzëqeshur. Pastaj dikush prej tyre më pyeti se kur dëshiroja ta filloja punën?

Mendova se ata po talleshin me mua, ose se ishte një nga ato pyetjet që e kishin bishtin prapa. Solla në mendje këshillën e babait kur po dilja nga shtëpia, që të mos lëkundesha para asnjë pyetjeje dhe me besim në vetvete u thashë: – “Pasi ta kaloj testin me sukses”!

Tjetri më tha:

Testin e kalove me sukses tashmë është marrë vendimi për punësimin tuaj.

U thashë -“Por asnjëri prej jush nuk më bëri një pyetje!” I treti më tha: – “Ne ishim të vetëdijshëm se vetëm duke pyetur nuk do të ishim në gjendje të vlerësonin aftësitë e asnjë konkurrenti dhe kështu vendosëm që vlerësimi i konkurrentëve të bëhej në praktikë.

Prandaj përpiluam një sërë testesh praktike që testonin sjelljen e tyre; sa më miqësor dhe pozitivitet silleshin dhe sa të kujdesshëm ishin për pronën e kompanisë. Ti ishe e vetmja konkurrente që rregullove çdo të metë, të cilat ne i vendosëm qëllimisht në rrugën që do të ndiqte çdo konkurrent për të ardhur deri këtu. E gjitha u verifikua nga ne përmes kamerave që kishim vendosur në godinë brenda dhe jashtë”.

Atë çast, më pikoi në zemër, gati sa nuk u fika, i harrova të gjitha fytyrat. E harrova punën, intervistën dhe gjithçka.

Arrija të shihja vetëm portretin e babait tim.

Në atë shtëpinë tonë të madhe, modeste nga jashtë, por nga brenda plot mëshirë, dashuri, dhembshuri, butësi dhe qetësi.

Ndjeva një dëshirë të flaktë, për të shkuar në shtëpi dhe për t’ia puthur duart dhe këmbët.

Ndjeva mall për zërin e tij.

Përse nuk e kisha parë babain tim më parë?

Si m’u verbuan sytë, si u bëra aq arrogante, pa e kuptuar?

Për sakrificat pa asgjë në këmbim?

Për dhembshurinë pa kufij?

Për tërë atë që më transmetoi pa ia kërkuar?

Për këshillat pa u konsultuar, dhe unë që zemërohesha ngaqë më dukej sikur më krijonte bezdi.

Babai është bamirës për të gjithë familjen dhe kurrë nuk mer në këmbim atë që i takon.

Nëse akoma je me fat dhe i ke prindërit, të Lutem përqafojim folu mirë, trajtoi mirë. Nuk e keni idenë se çfarë peshe ka një fjalë e mirë, një përqafim, një telefonatë nga fëmija për prindin…

Kjo histori është sjelli së pari në shqip nga “Lexoje, më pas do mendosh më qartë”, një faqe e bukur që meriton ta ndjekin të gjithë.