Peshkatarët që kapnin peshkun dhe nuk dinin si ta ruanin, deri ditën kur dikush pati një ide tjetër…

©Matthew Troke/shutterstock

Si burimet, aftësitë dhe mençuria bëjnë ndryshimin.

Japonezët e donin peshkun e freskët, por për dekada afër bregut nuk ka patur shumë peshq. Pra, për të ushqyer popullsinë japoneze, anijet e peshkimit u bënë më të mëdha dhe shkuan më tej e më tej në kërkim të peshkut.

Më tej, kur peshkatarët shkonin për peshkim, u duhej më shumë kohë për të sjellë përsëri peshkun. Për shkak se kërkohej shumë kohë për t’u rikthyer pas kapjes së peshqve, peshqit nuk ishin të freskët dhe nuk kishin shije të mirë.

Tani, për të zgjidhur këtë problem, peshkatarët filluan të instalonin ngrirës në varkat e tyre. Kështu që pas kapjes së peshqve ata mund t’i ngrinin në det dhe kjo i lejoi peshkatarët të shkonin më tej dhe të qëndronin më gjatë për të kapur më shumë peshq.

Megjithatë, japonezët mund të shijonin ndryshimin dhe nuk u pëlqenin peshku i ngrirë.

Kjo bëri që kompanitë e peshkimit të mendonin për zgjidhje të mëtejshme dhe të instaloi depozita peshku në anijet e tyre. Tani ata kapnin peshqit dhe i hidhnin në depozita. Pas pak ditësh këta peshq ishin të lodhur, të plogësht dhe humbën freskinë e tyre.

Kjo bën që kompanitë e peshkimit të përballen me një krizë të fortë.

Sot, të njëjtat kompani peshkimi dërgojnë peshk me shije të freskët në Japoni…!! Por si arrijnë ato të ruajnë freskinë e peshqve?

Për të mbajtur peshqit të freskët. Kompanitë japoneze të peshkimit ende i vendosin peshqit në rezervuarin e peshkut poor me një peshkaqen të vogël midis tyre..!! Për shkak të peshkaqenëve peshqit sfidohen dhe vazhdimisht janë në lëvizje. Kjo sfidë i mban ata gjallë dhe të freskët.

Mësimi:

Në jetën tonë Sfidat e reja na mbajnë aktivë. Nëse përpiqeni në mënyrë të qëndrueshme të qëndroni në lartësinë e sfidave, do të jeni të lumtur e të gjallë. Këto sfida ju mbajnë energjik dhe të japin gjallërinë e jetës.