Dikur mjeshtri i Zenit Hakuin jetonte në periferi të një fshati në Japoni. Ai ishte shumë i famshëm dhe gëzonte një reputacion të madh.
I gjithë fshati e respektonte. Sa herë që dilte në fshat për të kërkuar, njerëzit e përshëndesnin, e mirëpritnin dhe i jepnin shumë gjëra.
Por një ditë gjithçka ndryshoi.
Një vajzë e re e pamartuar në fshat mbeti shtatzënë dhe lindi një fëmijë. Kur familja e saj pyeti për babain e fëmijës. Ajo tha se ishte fëmija i Hakuin.






Babai i vajzës u tërbua. Ai mblodhi njerëz në qytet dhe shkoi në vendin ku qëndronte Hakuin. Nuk u desh shumë kohë që njerëzit të ndryshonin. Ata njerëz që dikur e respektonin, tani sulmuan kasollen e Hakuin dhe filluan ta kritikonin.
Ata i vunë zjarrin kasolles së Hakuin.
Hakuin doli dhe pyeti: “Çfarë ka?”
Njerëzit bërtisnin: “Ky fëmijë është i yti.! Merre me vete.”
Hakuin tha: “A është kështu? A është ky fëmijë i imi?”
Pikërisht atëherë fëmija filloi të qante, kështu që ai filloi të këndonte këngë për ta qetësuar fëmijën. Hakuin nuk debatoi dhe nuk tha asgjë. Njerëzit e lanë fëmijë me të. Edhe vajza u largua.
Më vonë ai shkoi të lypte në kohën e tij të zakonshme së bashku me fëmijën, por kësaj here, në çdo derë që ai qëndronte para, ia mbyllnin me forcë. Teksa ai ecte nëpër rrugët e fshatit, një turmë njerëzish filluan ta ngacmonin, ta përflisnin dhe e gjuanin me sende.
Hakuin arriti në shtëpinë e vajzës, fëmija i së cilës ishte.
Ai tha: “Mos më jep ushqim për mua, por të paktën jep pak qumësht për këtë fëmijë. Unë mund të kem faj, por çfarë faji ka ky fëmijë?”
Fëmija qante, e ndërsa dëgjonte fëmijën duke qarë, u bë e padurueshme për vajzën dhe ajo ra në këmbët e babait të saj dhe i tha: “Më fal që gënjeva. Të dhashë emrin Hakuin sepse doja të shpëtoja babanë e vërtetë të fëmijës. Kështu që mendova të përdor emrin e Hakuin.”






Babai e kuptoi se çfarë gabimi të madh kishin bërë. Ai doli me vrap nga shtëpia dhe ra në këmbët e Hakuin dhe u përpoq të merrte fëmijën.
Hakuin pyeti: “Çfarë është kjo punë?”
Babai i vajzës tha: “Më fal. Jam gabuar rëndë. Ky fëmijë nuk është i yti.”
Hakuin u përgjigj: “A është kështu? A nuk është fëmija im?”
Hakuin i dha fëmijë babait të vajzës dhe u nis të largohej.
Pikërisht atëherë njerëzit nga turma thanë: “Ti je i çmendur!! Pse nuk e mohove këtë mëngjes?”
Hakuin u përgjigj: “Çfarë ndryshimi do të kishte? Fëmija duhet t’i përkasë dikujt. Ju kishit djegur tashmë një kasolle – pastaj do të kishit djegur një tjetër. Ju që kishit pëlqyer të shpifnit mbi një person, do të kishit shijuar shpifjen e një tjetër personi më shumë.”
Njerëzit thoshin: “Fëmija nuk ishte i yti, por të gjithë të dënuan, të fyenin, të ulën. Megjithate nuk the asgjë. Pse?”
Hakuin u përgjigj: “Nëse do të isha shqetësuar për dënimin tuaj, do të isha shqetësuar edhe për respektin tuaj. Unë bëj siç ndjej që është e drejtë, ju bëni gjithçka që mendoni se është e drejtë. Unë në të drejtën time, e ju në të drejtën tuaj.






Deri dje e keni ndjerë të drejtë të më respektonit, kështu që më respektuar. Sot e ndjetë të drejtë të mos më respektonit, kështu që nuk më respektuar. Por mua nuk më shqetëson as respekti, as mosrespektimi juaj.”
Njerëzit thanë: “Reputacioni yt i mirë u humb. Të gjithë menduan se je njeri i keq.”
Ai u përgjigj: “Unë nuk jam as i keq, as i mirë. Unë jam thjesht vetvetja. Unë kam hequr dorë nga kjo ideja e së mirës dhe së keqes. Kam hequr dorë nga çdo shqetësim për t’u bërë i mirë. E hoqa vetë idenë. U bëra absolutisht indiferent ndaj saj.”