Shumë herë në jetë shohim që njerëzit e mirë duhet të vuajnë dhe njerëzit e këqij shpërblehen. Kjo histori mund ta ndihmojë dikë që ta kuptojë paksa më mirë pse ndodh kjo.
Narad Ji gjithmonë bridhte përreth. Një ditë ai pa se një lopë ishte bllokuar në një moçal në pyll. Lopa u përpoq shumë, por nuk mundi të dilte dhe u lodh nga përpjekjet e kota.
Pas pak erdhi një hajdut dhe pa një lopën e ngecur. Ai nuk u përpoq fare të nxirrte lopën nga këneta, por përkundrazi, e kaloi kënetën duke përdorur trupin e lopës si platformë për të ecur mbi kënetë.






Kur kaloi kënetën, në anën tjetër gjeti monedha ari.
Pikërisht atëherë erdhi një burrë i urtë dhe pa atë lopë të bllokuar. Ai doli përpara dhe bëri të pamundurën për ta nxjerrë kafshën e shenjtë nga këneta. Me të gjitha përpjekjet e tij, ai mundi të nxirrte lopën nga këneta.
Pasi kish ndihmuar lopën, sapo tentoi të ecte pak përpara, ai ra në një gropë.
Narad Ji i vështroi me shumë vëmendje të gjitha këto dhe nuk mund ta kuptonte.
Kështu ai shkoi te Perëndia Vishnu dhe i tregoi gjithçka që pa dhe më pas e pyeti: “Pse ndodhin këto gjëra? Personi që ndihmoi lopën të dilte nga këneta, ra në gropë dhe ai që nuk e ndihmoi dhe kaloi mbi lopën mori monedha floriri!”
Perëndia Vishnu buzëqeshi dhe tha: “Për shkak të Karmës së tij të kaluar, ai kishte një thesar që e priste, por për shkak të Karmës së tij të tanishme, ajo që gjeti ishin vetëm disa monedha ari.






Ndërsa ai burri i urtë kishte ditën që të vdiste, por më pas duke shpëtuar lopën, virtytet iu shtuan, kështu që ra në gropë dhe u lëndua pak”.
Mësimi:
Kjo është arsyeja pse një person duhet të vazhdojë të bëjë vepra të mira gjithnjë. Mbase nuk marrim një shpërblim direkt për mirësinë që bëjmë, por lehtësojmë dhe korrigjojmë çdo të gabuar që kemi hedhur prapa krahëve.