“Pse nuk fluturon papagalli im”, u ankua mbreti… Askush në mbretëri nuk e gjeti zgjidhjen deri ditën kur erdhi një fermer nga larg

©Wikimedia Commons

Njëherë e një kohë, ishte një mbret që kishte shkuar për të vizituar mbretëritë fqinje. Atij iu dhurua një çift i vogël Macaw (papagaj) nga Mbreti i mbretërisë së fundit që vizitoi.

Mbreti e pëlqeu dhuratën pasi ata ishin zogjtë më të bukur që kishte parë ndonjëherë. Pas kthimit në mbretëri, Mbreti thirri një trajner zogjsh dhe i kërkoi që të kujdesej për ata papagaj dhe t’i stërviste.

Mbreti organizoi një vend për ta në kopshtin e pallatit. Ai i shikonte shpesh nga dritarja e pallatit të tij. Koha kaloi, të dy Macaw-të u bënë papagaj të mëdhenj dhe të bukur.

Një ditë, trajneri erdhi në pallat dhe e informoi Mbretin se megjithëse njëri nga papagajtë po fluturonte madhështor në qiell, tjetri nuk po lëvizte nga dega e tij që nga dita që kishte mbërritur.

Me të dëgjuar këtë, Mbreti thirri trajnerin dhe shpend-rritësit më të mirë nga mbretëritë fqinje. Të gjithë u përpoqën, por nuk mundën ta bënin papagallin të fluturonte. Mbreti madje u kërkoi oborrtarëve të tij që të përpiqeshin të gjenin një mënyrë për ta bërë papagallin të fluturonte, por gjithçka dështoi.

Më në fund, Mbreti mendoi dhe i kërkoi oborrtarit të tij që të sillte dikë që është më i njohur me habitatin natyror dhe ta çonte te papagalli për të parë nëse ai mund të kuptonte se çfarë problemi ka me papagallin.

Oborrtari solli një fermer nga një fshat i largët dhe e çoi në vendin ku ishin papagajtë.

Mëngjesin tjetër, Mbreti u emocionua kur pa dy papagajtë që fluturonin lart mbi pallatin mbretëror. Ai i kërkoi shërbëtorit të tij që ta thërriste atë fermer për ta takuar. Shërbëtori shkoi shpejt dhe i kërkoi fermerit të vinte në sallën e gjyqit të mbretit.

Fermeri erdhi dhe qëndroi para mbretit. Mbreti e pyeti: “Si e bëre papagallin të fluturojë?”

Fermeri mblodhi dorën me respekt dhe i tha Mbretit: “Ishte e lehtë, shumë e lehtë, madhëria juaj. Thjesht preva degën ku qëndronte ulur zogu.”

Mësimi:

Ne të gjithë jemi të talentuar me Energji për të gjetur Suksesin në jetën tonë, por dështojmë të grumbullojmë një guxim që kërkohet për të arritur majat e suksesit dhe kështu përfundojmë duke u kapur pas gjërave që janë të njohura, të përditshme, e të rehatshme për ne.

Ne duhet të çlirohemi nga zona jonë e rehatisë për të eksploruar mundësi të reja dhe për të gjetur sukses përtej kapacitetit tonë.