Shokët e klasës i bënë një lojë pas shpine, por kur u ngrit për të shkruar në dërrasë, profesori e lexoi…

©Diego Cervo/shutterstock

Një herë në një klasë, një student mendoi të bënte shaka me një nga shokët e tij të klasës.

Mori një letër dhe shkroi mbi të – “Unë jam debil”, dhe pastaj e mori atë letër dhe ia ngjiti në anën e pasme shokut të klasës, pa u vënë re. Kur studentët e tjerë e panë këtë, ai u kërkoi atyre të mos i tregonin për këtë.

Kështu u krijuar një atmosferë qesharake mes shokëve të klasës gjatë gjithë ditës.

Leksioni i fundit ishte i matematikës, profesori erdhi dhe shkroi një pyetje në dërrasë. Pyetja ishte e vështirë dhe asnjë student nuk e ngriti dorën për t’u përgjigjur, përveç atij që kishte letër të ngjitur në shpinë.

Profesori e thirri të dilte përpara dhe ta zgjidhte atë pyetje në dërrasë. Ndërsa studenti po ecte përpara, të gjithë studentët po talleshin me të pas shpine. Profesori e vuri re këtë.

Në mes të nënqeshjes, studenti e zgjidhi atë pyetje dhe ishte gati të kthehej në bankën e tij. Pikërisht atëherë profesori e ndaloi. Profesori e lavdëroi dhe duartrokiti për të. Më pas hoqi letrën që i ishte ngjitur në shpinë.

Profesori ia dha atë letër duke thënë – Kjo ishte vendosur në shpinën tënde. Kur studenti e pa atë letër, u ndje i turpëruar.

Pastaj profesori u drejtua nga pjesa tjetër e klasës dhe tha: “Më lejoni t’ju them diçka…

Gjatë gjithë jetës tuaj, njerëzit do t’ju etiketojnë pas shpine me shumë epitete të këqija të shkruara në të, për të ndaluar përparimin tuaj.

Nëse ky djalosh do ta dinte për letrën në shpinën e tij, nuk do të ngrihej për t’iu përgjigjur pyetjes. Gjithçka që duhet të bëni në jetë është të injoroni këto epitete që njerëzit ju vendosin dhe të përdorni çdo shans që keni për të përparuar, mësuar dhe përmirësuar veten.

Studentët e kuptuan se ishin bërë pjesëmarrjës në këtë veprim të turpshëm dhe gjithashtu kuptuan se nëse ishte dikush që meritonte tallje në ata situatë, ky dikush, ishin vetë ata.

Mësimi:

Është në çdo rast e gabuar të bëheni pjesë e planit të dikujt për të vënë në lojë dikë tjetër. Ju kështu bëheni mbështetës të atij që bën diçka të padrejtë ndaj dikujt që nuk e meriton. Kjo nuk duhet të bëhet as për lojë, sepse personi të cilit i bëhet, mund t’i shkaktojë aq shumë rëndesë emocionale sa të mos e harrojë gjithë jetën.