“Si hyre pa kërkuar leje”, e pyeti mbreti… “Sonte dua të qëndroj këtu, dhe askund tjetër”, iu përgjigj plaku

©Wikimedia Commons

Dikur jetonte një mbret i cili ishte shumë kryeneç.

Për shkak të kryeneçësisë së tij, ai nuk kishte marrëdhënie të mira me mbretin që sundonte mbretërinë përreth. Edhe njerëzit e mbretërisë së tij e kritikonin.

I urti që po kalonte nëpër mbretëri, dëgjoi për mbretin dhe mendoi t’i jepte një mësim. Urtaku filloi të ecte drejt pallatit të mbretit dhe sapo arriti atje, ai hyri direkt brenda pa kërkuar leje nga rojet.

Mbreti kur pa plakun, u mbush me zemërim dhe tha: “Ç’është kjo sjellje? Si hyre brenda pa kërkuar leje?”

I urti u përgjigj me mirësjellje: “Unë dua të qëndroj në këtë han sonte …”

Mbreti u tërbua, duke dëgjuar këtë u zemërua dhe tha: “Ky është pallati im mbretëror, nuk është han, shko diku tjetër…”

Plaku këmbënguli dhe e pyeti: “Ok. Më thuaj, pallati i kujt ishte ky para teje?”

Mbreti u përgjigj: “Ishte i babait tim”.

I urti e pyeti përsëri: “I kujt ishte ky pallat para babait tuaj?”

Mbreti u përgjigj: “I gjyshit tim.”

I urti buzëqeshi dhe tha: “O mbret, ashtu si njerëzit vijnë në një bujtinë dhe qëndrojnë për ca kohë, ky pallat mbretëror ishte i gjyshit tënd për ca kohë dhe më pas për ca kohë ishte pallati i babait tënd dhe tani, për ca kohë është i yti. Nesër do të bëhet i dikujt tjetër. Atëherë pse je kaq arrogant për këtë?”

Mbreti heshti dhe tundi kryet për të treguar se arriti kuptimin e thellë që fshihej brenda fjalëve të mençura ra në gjunjë dhe preku këmbët e plakut dhe iu betua se nuk do të ishte më peng i lidhjes me gjërat që as nuk kanë qënë as nuk do të jenë të tijat.

Mësimi:

Çfarëdo pasurie që kemi, gjithçka është e jona, është e jona vetëm për pak kohë… pas një kohe, pronari ndryshon. Pra, nuk duhet bëhemi arrogantë për gjërat që kemi, por të jemi falenderues për mundësinë dhe privilegjin që na është dhënë për t’i përdorur për ca kohë…

Mos u bëni robër të zotërimeve tuaja.