Pikërisht aty pranë, në shpellat Ajanta, në shpellën e fundit është një skulpturë e Gautama Budës duke fjetur.
Kjo pozë është bërë e njohur si “Poza e Luanit” sepse luani gjithashtu fle anash pa lëvizur.
Kur Gautuma Buda ishte gjallë, ai flinte në të njëjtën qëndrim, tërë natën. Ai nuk do të lëvizte nga njëra anë në tjetrën as edhe një centimetër nga pozicioni i tij i gjumit.






Një nga nxënësit e Gautama Budës, i quajtur Ananda, ishte shumë i shqetësuar për shkak të kësaj. Çdo natë ai mund të shihte se Buda ishte i qetë.

Ndonjëherë, në mes të natës ai zgjohej dhe shihte se Buda ishte ende në të njëjtin pozicion, absolutisht i qetë, ashtu siç kishte qenë gjithmonë.
Një natë ai nuk mundi t’i rezistonte kuriozitetit të tij dhe shkoi te Buda ndërsa ishte duke fjetur.
Ai e zgjoi dhe i tha: “E di që nuk është mirë të të shqetësoj natën, sepse gjithë ditën ke ecur dhe ke qënë duke predikuar, por nuk po e prisja dot mëngjesin për të të pyetur këtë.
Për njëzet vjet të kam parë, kam pritur për shumë kohë, por e di që gjithsesi duhet të të pyes për këtë.
Ju lutem më tregoni, si arrini të qëndroni në të njëjtin pozicion në të cilin shkoni për të fjetur, në të njëjtën qëndrim për tërë natën? A flini apo thjesht vazhdoni të mbani atë qëndrim.
Për shkak se unë duhet të lëviz vazhdimisht, nuk mund të fle ende gjithë natën pa ndryshuar disaherë pozicionin.”
Gautama Buda i tha, “Kam gjetur qëndrimin e duhur. Tani, nuk ka nevojë ta ndryshoj atë dhe unë jam zgjuar si kushdo edhe kur trupi im është në gjumë. Unë kam gjetur qëndrimin e duhur për trupin, por ju ende jeni duke e kërkuar atë.






Nuk bëhet fjalë thjesht për të hedhur dhe kthyer trupin, kjo është edhe për shkak se mendja juaj po lëkundet dhe kthehet.
Unë kam shkuar përtej – Nuk ekziston mendja kur të shkoj të fle. Trupi thjesht shtrihet si një formë e pajetë. A keni parë ndonjë të pajetë duke ndryshuar pozicionin e tij?”
Mësimi:
Është Mendja juaj. Sapo mendja juaj të pushojë, pasi të arrijë, trupi juaj mund të mbetet në gjumë, por syri juaj i brendshëm, ndjeshmëria juaj e brendshme, vetëdija juaj, mund të mbeten të ndezura si një flakë e vogël – jo vetëm duke parë trupin tuaj, por edhe duke parë mendjen e heshtur dhe qetësinë që ju rrethon.