Të nësermen e gjeti verandën plot mbeturina, i mblodhi dhe i trokiti fqinjit në derë…

©shutterstock

Një herë një burrë i mençur bleu një shtëpi shumë të madhe dhe të bukur.

Kjo shtëpi kishte një pemëtore të madhe përpara dhe ishte e mbushur me pemë që jepnin shumë fruta.

Njeriu i mençur ishte i mirë nga natyra dhe i përshëndeste të gjithë me dashuri dhe respekt. Të gjithë fqinjët e pëlqenin atë, përveç njërit, fqinji i tij më i afërt.

Ky fqinj ishte një plak, të cilin e ndante vetëm një mur me të, dhe e kishte shumë zili fqinjin e ri. Ai ishte xheloz për të, sepse të gjithë të tjerët e pëlqenin atë dhe plakun jo.

Plaku donte që ai të largohej nga ajo lagje dhe për këtë mendoi ta acaronte fqinjin e tij të ri që t’ia sillte në majë të hundës çdo ditë në një mënyrë ose në një tjetër.

Për disa ditë plaku provoi shumë truke, por nuk mori asnjë reagim nga fqinji i tij i ri.

Ai u acarua nga qetësia e tij dhe pastaj plaku një ditë mori të gjitha mbeturinat e tij dhe i hodhi në verandën e fqinjit të tij natën.

Të nesërmen në mëngjes, kur njeriu i mençur u zgjua dhe doli në verandën e tij, pa se aty ishin hedhur ngarkesa me mbeturina. Pastroi verandën e tij dhe mblodhi gjithë ato mbeturina në një kovë.

Ai e dinte se kjo ishte punë e plakut. Ai shkoi në shtëpinë e të moshuarit me kovë dhe trokiti në derë.

Plaku pa se ishte ai fqinji i ri. Ai buzëqeshi dhe mendoi me vete se më në fund mundi ta zemëronte dhe tani kishte ardhur të grindet me të. Pikërisht ajo që po kërkonte të ndodhte.

Kur plaku hapi derën, njeriu i mençur ia dha atë kovë. Kur plaku shikoi brenda asaj kove, ajo ishte e mbushur me mollë të sapo vjela.

Njeriu i mençur u afrua duke thënë: “Gjithkush ndan me të tjerët atë që e ka me bollëk te vetja.”

Duke dëgjuar këtë plaku e kuptoi gabimin e tij dhe u turpërua për veprimet e tij.

Morali:

Jini gjithmonë të mirë me të tjerët dhe bëju mirë të tjerëve kurdo që mundeni. Kur ndajmë mirësinë tonë me të tjerët, e bën të pamundur që ata të vijojnë të sillen keq, dhe gjithashtu kjo e bën botën një vend më të mirë për të jetuar.