Tregtari që bleu devenë, e çoi në shtëpi, i hoqi shalën, dhe poshtë saj gjeti çantën e vogël plot me diamante…

©Wikimedia Commons

Një tregtar po bridhte në treg, aty pa një racë të mirë deveje. Tregtari vendosi ta blinte. Kështu ai shkoi te pronari i devesë.

Pas një pazari të gjatë me pronarin e devesë, tregtari mundi ta blinte devenë me çmim të mirë dhe e çoi në shtëpi.

Me të arritur në shtëpi, tregtari thirri shërbëtorin e tij dhe i kërkoi të hiqte shalën e devesë.

Ndërsa hiqte shalën, shërbëtori gjeti një qese të vogël prej kadifeje, e cila ishte fshehur nën atë shalë. Kur shërbëtori e hapi atë qese, zbuloi se ishte e mbushur me diamante dhe xhevahire të çmuara.

Shërbëtori bërtiti i emocionuar: “Zotëri, keni blerë një deve, por shikoni se çfarë erdhi me të falas!”

Edhe tregtari u befasua kur pa ato diamante që shkëlqenin dhe vezullonin edhe më shumë në rrezet e diellit.

Tregtari i tha shërbëtorit të tij: “Kam blerë një deve, kam paguar për devenë jo për diamante. Duhet ta kthej menjëherë.”

Shërbëtori u përgjigj: “Por zotëri, askush nuk do ta dijë edhe nëse i mbani ato.”

Por tregtari nuk e dëgjoi shërbëtorin e tij dhe i futi ato diamante në çantën prej kadifeje dhe menjëherë shkoi në treg për të gjetur njeriun nga i cili bleu atë deve.

Shpejt, tregtari e gjeti dhe ia ktheu atë çantë.

Zotëria u gëzua pa masë kur pa atë çantë dhe duke iu dridhur zëri i tha: “Oh jo! Kisha harruar se i kisha fshehur gurët e mi të çmuar nën shalën e devesë. Faleminderit shumë që mi ktheve. Tani të jap lejen të zgjedhësh cilin diamant të duash nga çanta si shpërblim.”

Tregtari u përgjigj: “Nuk kam nevojë për ndonjë falënderim dhe shpërblim për ta kthyer këtë.”

Aq sa nuk pranonte tregtari, njeriu vazhdonte të këmbëngulte!

Më në fund, tregtari buzëqeshi dhe tha: “Në fakt, kur vendosa ta ktheja çantën, i kisha mbajtur tashmë dy diamante më të çmuara!”

Pasi e dëgjoi këtë, zotëria u tërbua dhe menjëherë zbrazi çantën për të numëruar diamantet dhe bizhuteritë e tij!

“Nuk mungon as një perlë apo diamant në çantë. Cilët janë dy diamantet më të çmuara që keni mbajtur?”, i pyeti i habitur tregtari.

Tregtari tha: “Janë ndershmëria dhe integriteti im”.

Mësimi:

Ne duhet të shikojmë brenda vetes për të parë se cili prej nesh i ka këto dy diamante dhe kushdo që i ka këto dy diamante është personi më i pasur në botë.