“Unë do t’ia dhuroj mbretit këtë shalqi të madh”, tha fermeri… “Po sikur mbretit të mos i pëlqejë?”, e pyeti zotëria

©Melana Lettering/shutterstock

Në një fshat të vogël jetonte një fermer shumë punëtor.

Një herë në arën e tij ai kishte rritur një shalqi të madh. Fermeri ishte shumë krenar për shalqinin e tij dhe e dinte se ishte më i madhi që dikush kishte parë ndonjëherë. Ai e vështronte për orë të tëra duke menduar se çfarë të bënte me të.

Fillimisht ai mendoi se duhej ta shiste në treg pasi do t’i sillte fitim të mirë, por pastaj përsëri mendoi dhe vendosi ta mbante në ekspozitë. Ai vazhdoi të mendonte kështu dhe më në fund vendosi t’ia dhuronte mbretit. Fermeri shkoi të flinte me mendimet e tij të lumtura për shpërblimet që do të merrte nga mbreti për atë shalqi.

Mbreti i asaj mbretërie ishte shumë i sjellshëm dhe i kujdesshëm, kështu që ai kishte zakon të shkonte për shëtitje nëpër mbretërinë e tij i maskuar si njeri i zakonshëm për të kontrolluar nëse i gjithë populli i tij ishte i sigurt dhe nuk zhvatej.

Po atë natë, mbreti i maskuar si një njeri i thjeshtë kaloi pranë shtëpisë së fermerit. Atje ai pa atë shalqi të madh dhe u çudit aq shumë nga ai saqë shkoi te shtëpia e fermerit dhe trokiti në derë.

Fermeri u zgjua dhe doli dhe pyeti: “Kush je dhe çfarë kërkon në këtë orë?”

Mbreti u përgjigj: “Unë jam një njeri i varfër dhe pashë këtë shalqi të madh në këtë oborr fushë dhe dua ta blej këtë shalqi.”

“Shalqinin… jo!!” – u përgjigj fermeri.

Mbreti u bë kureshtar dhe pyeti: “Pse jo? Çfarë do të bësh me të?”

Fermeri u përgjigj: “Unë do t’ia jap mbretit tonë si dhuratë”.

Mbreti pyeti: “Po sikur mbretit të mos i pëlqejë?”

“Atëherë në djall vaftë…, s’kam ç’bëj!”, ishte përgjigja e menjëhershme nga fermeri.

Pas kësaj bisede mbreti u largua dhe fermeri u kthye në gjumë.

Mëngjesin tjetër, fermeri duke mbajtur shalqinin e tij shkoi në pallatin e mbretit. Kur pa mbretin, ai e njohu, por në vend që të frikësohej ose të mendonte për bisedën e natës së kaluar, ai u shtir sikur nuk dinte asgjë. Tani ai paraqiti shalqirin përpara mbretit dhe tha:

“Madhëria juaj… Ky është shalqiri më i madh në këtë vend. Unë e solla këtë për ju si dhuratë, shpresoj t’ju pëlqejë.”

Mbreti pyeti: “Po sikur të mos më pëlqejë?”

“Epo, në atë rast ju tashmë e dini përgjigjen time… Madhëria juaj…!” u përgjigj fermeri.

Duke dëgjuar përgjigjen e fermerit, mbreti buzëqeshi dhe tha: “Unë e pranoj dhuratën tuaj”. Mbreti e shpërbleu fermerin jo vetëm për dhuratën e tij, por edhe për zgjuarsinë dhe inteligjencën e tij.

Mësimi:

Inteligjenca dhe të menduarit e ndërgjegjshëm, dhe takti në komunikim mund të na ndihmojnë të dalim me lehtësi nga shumë situata të vështira.