“Unë mbaj familjen me këtë ushqimore, dhe ai marketi atje po më shuan“, iu ankua shitësi… Këshilla që mori i ndryshoi jetën!

©shutterstock

Një herë, një shitës ushqimor u mërzit në punën e tij.

Kështu ai shkoi të vizitonte një burrë të mençur dhe predikues dhe i tregoi arsyen e shqetësimit të tij.

Ai i tha zotërisë: “Një dyqan i madh zinxhiri ushqimor është hapur përgjatë rrugës dhe do të më largojë nga biznesi.

Familja ime e ka drejtuar këtë dyqan prej shekujsh dhe unë nuk kam asnjë aftësi tjetër. Nëse dyqani im mbyllet, kjo do të ishte një humbje e madhe për familjen tonë dhe humbja e këtij biznesi rrezikon ta zhbëjë familjen time.”

Burri i mençur, pasi e dëgjoi me vëmendje, u përgjigj: “Nëse keni frikë nga pronari i dyqanit zinxhir atëherë ju do ta urreni atë, dhe për rrjedhojë urrejtja do të jetë zhbërja juaj.”

“Atëherë çfarë të bëj?”, e pyeti shitësi i shqetësuar.

Zotëria buzëqeshi dhe u përgjigj: “Çdo mëngjes dil nga dyqani yt në trotuar dhe beko dyqanin tënd, duke i uruar prosperitet, pastaj kthehu përballë dyqanit zinxhir dhe bekoje edhe atë gjithashtu.”

Shitësi u hutua dhe që të sigurohej se nuk po e tradhëtonin veshët, ai pyeti përsëri: “Çfarë? Çfarë? Duhet të bekoj konkurrentin tim?”

Mjeshtri u përgjigj: “Çdo bekim që i jepni atij do të kthehet në të mirën tuaj. Çdo e keqe që dëshiron te ai do të të shkatërrojë ty.”

Shitësi u largua dhe vendosi të bënte siç i tha zotëria i tij, edhe pse nuk ishte i bindur plotësisht.

Pronarët e zinxhirit ushqimor thjesht nuk mund ta besonin sesi një zotëri paraqitej çdo mëngjes dhe bekonte punën e tyre, derisa një ditë ata zbuluan se ky nuk ishte një person i rastësishëm, por zotëruesi i atij dyqanit të vogël me ushqime te rrugica përballë.

Pas gjashtë muajsh, shitësi ushqimor u kthye tek ai burri i mençur për të raportuar se i duhej të mbyllte dyqanin e tij siç kishte patur frikë, por kësaj here jo nga konkurrenca, por sepse ai ishte caktuar në krye të dyqanit zinxhir dhe punët e tij ishin në gjendje më të mirë se kurrë më parë.

Morali:

Gjithmonë mendoni mirë dhe bëni mirë për të tjerët dhe kjo do të reflektojë përsëri tek ju.

Mos harroni kurrë se ju nuk tërhiqni ato gjëra që doni në jetën tuaj, ju tërhiqni ato gjëra që keni në zemër në jetën tuaj.