“Vetëm nëse arrin të kapësh bishtin e demit mund ta martosh vajzën time”, i tha fermeri… Djaloshi pranoi!

©shutterstock

Një fermer kishte një vajzë shumë të bukur. Një ditë, një djalë i ri shkoi te fermeri dhe shprehu dëshirën për t’u martuar me vajzën e tij.

Fermeri e shikoi dhe i tha: “Djalosh, ti shko në fushë. Unë do të lëshoj tre dema një nga një. Nëse kap bishtin e ndonjërit prej këtyre tre demave, atëherë do të të lë të martohesh me vajzën time.”

I riu ishte i lumtur kur e dëgjoi këtë. Kështu ai shkoi në fushë dhe qëndroi aty duke pritur që të lirohej demi.

Fermeri hapi portën e madhe të fermës dhe një dem shumë i madh dhe i rrezikshëm doli me tërbim prej saj.

I riu nuk kishte parë kurrë më parë një dem të tillë. Ai u frikësua dhe vendosi të priste demin tjetër të radhës. Kështu, ai u mënjanua që të kalonte demi i parë të mos kalonte pranë tij.

Porta u hap përsëri, çuditërisht këtë herë doli një dem akoma më i madh dhe më i egër. Tani, i riu mendoi se demi i parë ishte më i mirë se ky dhe vendosi të priste për të fundit. Pra, ai u largua përsëri dhe e la demin të ikte.

Porta u hap për herë të tretë, në fytyrën e të riut u shfaq një buzëqeshje. Këtë herë doli një dem i vogël.

Ndërsa demi filloi t’i afrohej të riut, i riu mori pozicion gatishmërie për të kapur bishtin e demit në kohën e duhur. Por… ai dem nuk kishte bisht fare.

Mësimi:

Jeta e çdo njeriu është plot me mundësi. Disa janë të thjeshta dhe disa janë të vështira. Por sapo të humbet një mundësi, atëherë ajo mundësi nuk do të jetë përsëri e disponueshme. Pra, gjithmonë përpiquni të rrëmbeni shansin e parë.

Mos prisni që të piqen kushtet apo të krijohen rrethanat e duhura që ju të veproni. Rrethanat e duhura dhe koha e duhur nuk vijnë kurrë. Ekziston vetëm një kohë e duhur dhe një rrethanë e duhur.

Ajo është TANI.