“Zotëri, merru me fëmijët tuaj”, i tha udhëtari… “Po mendohem,” u përgjigj i ati!

©shutterstock

Në tren, dy fëmijë po luanin, duke kërcyer në sedilje, duke vrapuar këtu dhe duke shqetësuar të gjithë pasagjerët e tjerë në kabinën e trenit.

Babai i tyre ishte ulur pranë i përhumbur në disa mendime. Në këtë mes, fëmijët shikonin babanë e tyre, ai përgjigjej me buzëqeshje ndërsa fëmijët merreshin me prapësitë e tyre.

Pasagjerët e kabinës po mërziteshin nga një sjellje e tillë e fëmijëve dhe të mërzitur nga qëndrimi i babait.

Duke qenë se ishte natë, të gjithë donin të pushonin, por fëmijët ende luanin, vraponin andej-këtej, duke krijuar parehati për pasagjerët e tjerë.

Duke parë këtë, një udhëtar që nuk mund ta duronte dot më, i tha babait:

“Zotëri fëmijët po na krijojnë kaq shumë telashe ne të tjerëve e megjithatë nuk po i ndaloni por i inkurajoni duke u buzëqeshur. Nuk është detyra juaj t’i bëni ata të ulen dhe t’i bëni të kuptojnë se si të sillen?”

Pasagjerët e tjerë morën një frymë lehtësimi prej zotërisë që u ankua kështu i ati do të ndihej keq dhe do t’i ndalonte fëmijët e tij.

Por babai ndaloi për një moment dhe tha: “Si ta shpjegoj, thjesht po mendoj …”

Udhëtari tha: “Çfarë do të thuash? Nuk e kuptoj..”

Babai tha: “Gruaja ime kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e nënës, por atje ajo humbi jetën dje për shkak të një aksidenti. Unë po i çoj fëmijët e mi atje. Unë jam i hutuar dhe nuk gjej mënyrë t’ua shpjegoj atyre se ata nuk do të mund ta shohin më nënën e tyre.”

Duke dëgjuar këtë, të gjithë u shtangën dhe nuk dinin çfarë të thoshin.

Fëmijët ende po luanin, duke vrapuar andej-këtej nëpër vagon. Babai heshti përsëri. Nuk kishte ndryshim në atmosferë, por ata fëmijë që dukeshin fëmijë të llastuar, tani po dukeshin si lule të vogla mbi të cilat të gjithë përpiqeshin të derdhnin dashurinë e tyre.

Në sytë e tyre, babai nuk ishte më një njeri i shkujdesur, por një njeri që kishte humbur shoqen e jetës.

Mësimi:

Mos i gjykoni njerëzit përpara se t’i njihni vërtet sepse të gjithë kanë një histori dhe të gjithë po përballen me betejat e tyre të jetës, sado të heshtur në dukje.