Zemërimi është një emocion i natyrshëm dhe ndonjëherë i dobishëm që pasqyron gjendjen tonë të brendshme. Kjo na ndihmon të identifikojmë instinktivisht dhe t’u përgjigjemi situatave të rrezikshme.
Zemërimi mund të jetë gjithashtu një forcë lëvizëse e madhe për të na ndihmuar të fillojmë t’i bëjmë gjërat më mirë. Më së shpeshti, zemërimi i pakontrollueshëm është një shkak i stresit dhe problemeve në marrëdhëniet me kolegët, të afërmit, miqtë, botën e jashtme dhe madje edhe me veten tuaj.
Ne kemi mbledhur 10 mënyra me të cilat ju mund të menaxhoni zemërimin tuaj dhe për t’i marrë nën zotërim forcat e tij shkatërruese.
Shkruani arsyet pse jeni zemëruar dhe shkatërrojini ato.
Shkruani ndërsa jeni të zemëruar: shënoni në hollësi të mëdha, çdo arsye që duhet të jeni të frustruar. Kjo mund të lehtësojë një sasi të madhe tensioni nga trupi juaj. Kushtojini vëmendje çdo gjëje të vogël që ju ka mërzitur dhe përshkruajeni atë në aq detaje sa mundeni.
Çlirojeni mendjen tuaj nga këto mendime. Pastaj mund ta hidhni listën ose edhe më mirë, ta shkatërroni, do ta lehtësoni stresin një herë e përgjithmonë.
Merrni një formë dashurie dhe përkujdesjeje.

Diçka e thjeshtë si një përqafim miqësor mund t’ju ndihmojë të menaxhoni më lehtë zemërimin tuaj pasi që rrit nivelin e oksitocinës, e cila është një neurotransmetues që lehtëson stresin dhe bezdnëi. Kjo do t’ju bëjë më të lumtur dhe më të kënaqur pa marrë parasysh se në çfarë situate ndodheni.
Përtypni çamçakëz

Është vërtetuar nga shkenca se çamçakëzi mund t’ju ndihmojë të përballoni emocionet e armiqësisë së tmerrshme ndaj të gjithëve rreth jush. Kjo është për shkak se kur lëvizni në mënyrë aktive nofullat, muskujt në fytyrën tuaj dhe në trupin tuaj çlirojnë ngadalë tensionin.
Pra, merrni disa çamçakëzë të dobishëm për ditë veçanërisht të tmerrshme dhe ju do të vini re një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si reagoni në situata të ndryshme.
Shkoni për një shëtitje ose edhe më mirë, një vrapim.

Ju duhet të realizoni një ushtrim fizik në një formë ose në një formë tjetër. Ecni rreth 20 minuta ose bëni ulje-ngritje – secila nga këto aktivitete do të ndihmojë trurin tuaj të prodhojë endorfine të njohur ndryshe si hormone lumturie të cilat djegin energjinë që përndryshe mund të shndërrohet në urrejtje dhe bezdi.
Këndoni këngën tuaj të preferuar.

Mund të tingëllojë befasuese, por këndimi është në fakt një mënyrë e mrekullueshme për të reduktuar një sasi të madhe stresi dhe zemërimi. Vendosni këngën tuaj të preferuar kur jeni në një humor të tmerrshëm, qëndroni diku të izoluar dhe kënaquni duke kënduar këngën tuaj me aq fuqi sa mundeni.
Kjo mund të lehtësojë tensionin nga muskujt tuaj dhe t’ju lërë në një gjendje shumë më të këndshme sesa keni mundur ta imagjinoni.
Hani diçka krokante

Mos e teproni duke ngrënë, natyrisht, meqë ndoshta nuk dëshironi të jeni të zemëruar me veten më vonë, por merrni diçka të vështirë për ta papërtypur kur ndiheni veçanërisht të itatosur për diçka. N
jerëzit pëlqejnë të dëgjojnë tingujt, prandaj është lehtësim mendor. Gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit në nofullën tuaj.
Fryjini gishtit tuaj.
Nëse ndieni zemrën duke ju rrahur fort për shkak të zemërimit dhe frustrimit tuaj, mund të dëshironi të provoni diçka të papritur, por mjaft efektive – fryni gishtin tuaj të madh. Mund të tingëllojë qesharake, por gishti juaj ka pulsin e vet dhe duke fryrë mbi të, ju qetësoni pulsin tuaj dhe ngadalësoni ritmin e zemrës.
Bëni punë në shtëpi.

Kjo ide mund t’ju duket e papëlqyeshme, por na dëgjoni. Të bëni gjëra të pamenda ose të përsëritura në shtëpi do t’ju qetësojnë në një moment. Do të habiteni se sa shpejt ju do të arrini një gjendje paqësore mendore.
Qëndroni pranë një bime

Duke pasur parasysh se vetëm duke qenë afër një bime për rreth 10 minuta do të ndihmoni të mbushni trurin tuaj me oksigjen shumë të nevojshëm, ju mund të dëshironi të gjeni një gjelbërim të afërt.
Ju do të mendoni më qartë, prandaj do ta keni më të lehtë për t’u larguar nga zemërimi juaj. Për më tepër, ju mund të merrni pak jaseminë ose livando për të nuhatur aromën e cila është shumë e mirë për lehtësimin e ankthit.
Vendosni një kohëmatës për t’u marrë me zemërimin tuaj.

Mënyra më e lehtë dhe ndoshta më e shpejtë për të menaxhuar zemërimin tuaj mund të jetë aq e thjeshtë sa vendosja e një kohëmatësi. Kur ju vëreni se sa pak kohë duhet të irritoheni para se të kaloni në detyrën tuaj të ardhshme, ju e konsideroni zemërimin tuaj të parëndësishëm.
Pra, shikoni në kohëmatës në telefonin tuaj ose një orë dhe shikoni se ju mund të bëni kaq shumë gjëra më të mrekullueshme në vend që të jeni të zemëruar.
Nëse keni ndonjë sugjerim tjetër për të përballuar zemërimin, ju lutem ndani ato në komentet e mëposhtme.