10 Situata Kur i Harxhojmë Paratë me Gjëra Koti

©depositphotos

Të gjithë ne ndoshta kemi përjetuar situata ku kemi hyrë në një dyqan ushqimesh për të blerë bukë dhe kemi dalë me qeset të mbushura me ushqime të ndryshme. Dhe ne thjesht kemi qenë me fat që buka ishte afër atyre ushqimeve, përndryshe do të na duhej të ktheheshim përsëri në dyqan.

Po pse ndodh kjo?

Mos i humbisni këto shembuj të njerëzve që blejnë gjëra të ndryshme nga ato që synonin të blinin, si dhe metodat për të parandaluar këtë lloj sjelljeje.

Efekti Diderot

Efekti Diderot është termi që përdoret kur bleni diçka të re, por pastaj i bën gjërat tuaja të tjera të duken të konsumuara kur i krahasoni, kështu që ju përfundoni duke i zëvendësuar edhe ato gjithashtu.

Ky është një proces i pafund, sepse çdo gjë e re së shpejti do të kthehet në një të vjetër dhe do të kërkojë një zëvendësim përsëri.

Ky efekt u emërua sipas filozofit francez Denis Diderot. Ai nuk ishte kurrë i pasur, por një herë mori një sasi të madhe parash dhe bleu një pelerinë të mrekullueshme në ngjyrë të kuqërremtë.

Kjo veshje ishte aq e ndryshme nga rrobat e tjera saqë e detyroi atë të zëvendësonte të gjitha rrobat e tij të vjetra me ato të reja.

Si mund ta luftoni këtë?

Para se të bëni një blerje, përpiquni të kuptoni nëse po e lidhni me ndonjë pritshmëri dhe shpresë.

Për shembull, a dëshironi të blini një smartphone për të qenë gjithmonë i lidhur me njerëzit dhe për të bërë më shumë punë apo për shkak se keni ëndërr të promovoheni në punë dhe për të fituar më shumë para? A nuk do të ishte më efektive të rishqyrtonit qëndrimin ndaj punës tuaj?

Efekti snob

 

Kur blini gjëra që të tjerët nuk i kanë për të bërë dallimin, kjo lloj sjellje quhet efekti snob. Shumë njerëz duan të jenë qendra e vëmendjes dhe një artikull i ri veshjesh është një nga mënyrat më të mira për të qenë në qendër të vëmendjes.

Si mund ta luftoni këtë?

Bëni një listë të temave në të cilat jeni të zotët dhe gjërat me të cilat jeni krenarë. Lista nuk do të jetë e shkurtër, mos u shqetësoni.

Artikujt e veshjeve nuk janë mënyra e vetme për të tërhequr vëmendjen (veçanërisht në punë). Mund të jetë gjithashtu një bisedë interesante ose personaliteti juaj pozitiv dhe i këndshëm.

Efekti Bandwagon

Ky efekt është komplet e kundërta e efektit snob. Kjo ndodh kur një person blen një artikull sepse është në modë dhe sepse të gjithë e kanë atë.

Ky artikull mund të mos ju përshtatet juve ose stilit tuja të jetesës, por ju ende e bleni atë që të ndiqni trendet.

Si mund ta luftoni këtë?

Para se të bëni një blerje, pyesni veten: “Pse dëshiroj ta blej?” Ndoshta ju pëlqen vërtet ajo gjë dhe keni nevojë për të, apo ndoshta ke rënë nën ndikimin e njerëzve të tjerë.

Artikuj për të ardhmen

Njerëzve u pëlqen të jenë pozitivë.

Kjo është arsyeja pse ne ndonjëherë blejmë veshje për të ardhmen, si një fund që është dy madhësi më i vogël, sepse mendojmë se do të na motivojë për të humbur peshë ose një palë këpucë për takimin tonë të ëndërrave kur nuk kemi as edhe një pretendet.

Si mund ta luftoni këtë?

Mos harroni se blerja e një sendi tjetër për t’u veshur nuk do t’ju bëjë më të dobët, më të zgjuar ose më tërheqës.

Ju duhet të punoni me veten për ta arritur këtë. Asnjë send i shtrenjtë apo në modë nuk do t’ju afrojë më shumë me të ardhmen tuaj të lumtur që ju mezi e prisni.

Blerjet impulsive

Ju patët një ditë të keqe dhe vendosët të shkoni tek dyqani juaj i preferuar ose përfundoni duke blerë diçka sepse keni fituar një bonus të vogël në punë.

Por lumturia nga një blerje e tillë do të kalojë me të vërtetë shpejt, ndërsa artikulli që blini do të harrohet ose do t’ju mërzisë sepse keni shpenzuar aq shumë para për të.

Si mund ta luftoni këtë?

Blerja impulsive është pasojë e mungesës së emocioneve pozitive. Mundohuni të gjeni një aktivitet që do t’ju ndihmojë të luftoni gjendjen tuaj të keqe, lodhjen dhe stresin.

Hiletë me subkoshiencën tek shitjet me pakicë

Muzika e këndshme, ngjyrat e ngrohta dhe era e këndshme, të gjitha këto na ndikojnë kur hyjmë në një dyqan edhe pse ne nuk mund ta dallojmë.

Është ngrohtë dhe rehatshëm brenda dhe dritaret zakonisht mbulohen dhe nuk shihet gjë jashtë. Ne relaksohemi, harrojmë kohën dhe fillojmë të blejmë.

Si mund ta luftoni këtë?

Shkoni të bëni pazar kur nuk jeni të uritur dhe vini kufje duke dëgjuar muzikë. Kjo është mënyra më e mirë për të qëndruar larg nga truket e marketingut.

Shitjet dhe promovimet

Kjo është një nga arsyet më të zakonshme pse njerëzit blejnë gjëra për të cilat nuk kanë nevojë.

Dyqanet na ofrojnë 3 artikuj me çmimin e 2, ose një zbritje 50% që është e vlefshme vetëm gjatë një dite. Duket të jetë mjaft e dobishme kështu që ne përfundojë blerjen e gjërave që nuk na duhen në të vërtetë.

Si mund ta luftoni këtë?

Kufizojeni hapësirën ku mbani gjërat tuaja, caktoni një dollap të veçantë për të gjithë ato.

Mallrat e lira

Në mënyrë që të kursejmë ca para, ne mund të blejmë mallra analoge më të lirë se ato që na nevojiten vërtet, por ky përfitim ndonjëherë është zhgënjyes.

Xhinset e mira mund të na shërbejnë për shumë vite, ndërsa ato të lirat do të vishen dhe grisen shumë shpejt dhe do të na duhet të blejmë një palë të reja.

Si mund ta luftoni këtë?

Ekziston një thënie, “blej mirë ose blej dy herë“. Duke kursyer para tani, mund të shpenzoni shumë më tepër për riparimet dhe zëvendësimet në të ardhmen. Kur të blini diçka, kushtojini vëmendje cilësisë së saj në vend të çmimit.

Asistentë bindës shitjesh

Shumë asistentë të dyqaneve dinë si ta fitojnë besimin tonë. Ata mund t’ju bindin se një artikull i caktuar nuk është vërtet i mirë, ndërkohë që tjetri është “shumë më i mirë”.

Ndihmësit e dyqaneve njohin cilësinë e të gjitha mallrave të tyre dhe ata patjetër do të gjejnë diçka që keni ëndërruar, edhe nëse blini 10 bluza në vend të asaj që keni planifikuar për të blerë.

Si mund ta luftoni këtë?

Gjithmonë mbani në mendje atë që keni ndërmend të blini. Kërkoni paraprakisht informacion online rreth të mirës materiale, që në dyqan t’ju duhet të bëni sa më pak pyetje.

Ndihmësit e dyqaneve kthehen së pari tek ata konsumatorë të cilët nuk mund të vendosin se cilin artikull duhet të blejnë, pasi këta njerëz janë më të lehtë për t’u bindur për të bërë një blerje.

Një zgjidhje tjetër është të bleni me miqtë pasi do të jetë më e vështirë për shitësit për të ndikuar në mendimet e të gjithëve.

Frikërat tona

Shpesh mund të shqetësohemi për një arsye ose pa asnjë të tillë, sesi funksionon mendja jonë.

Kur pasoni blerjen e një të mire që nuk keni ndërmend ta blini, mund të mendoni se herën tjetër nuk do të keni para të mjaftueshme për këtë blerje, kështu që përfundimisht do të merrni vendimin për ta blerë atë.

Arsye tjetër mund të jetë fakti nëse prindërit tuaj ju thonin shumë shpesh “jo” kur ishit fëmijë.

Si mund ta luftoni?

Imagjinoni sikur ju duhet të shkoni në një shtet tjetër. Çfarë gjërash do të merrnit? Jo aq shumë, apo jo? Këto janë gjërat që ju duhen vërtet, pjesa tjetër është e panevojshme.

Ju bëni më mirë t’i shpenzoni paratë tuaja për udhëtime ose ngjarje interesante, të cilat do t’ju sjellin emocione shumë më të bukura dhe më të ndritshme.

Meqë ra fjala, vetë Diderot e kuptoi se në çfarë gracke ai e kishte futur veten. Në esenë e tij, ‘Regrets on Parting with My Old Dressing Gown‘, ai shkroi: “Kujdes nga infektimi i pasurimit të papritur. Njeriu i varfër mund të rehatohet pa menduar për paraqitjen, por njeriu i pasur gjithmonë është nën një presion të vazhdueshëm.