11 Gabime me Gjuhën e Trupit që Kolegët e Punës Nuk t’i Thonë Dot

© depositphotos, © depositphotos

Shumë njerëz ëndërrojnë të promovohen në punë dhe bëjnë më të mirën që të vërehen nga eprorët e tyre. Sipas ligjeve të psikologjisë, gjërat e vogla si sjellja dhe gjestet e dikujt kanë rëndësi pothuajse po aq sa veprat.

Ne kemi mbledhur një sërë gabimesh me gjuhën e trupit që shumë prej nesh bëjnë në punë. Shmangia e këtyre gabimeve do t’ju afrojë më shumë me atë rritjen në detyrë apo në rrogë, me siguri!

Qëndrimi gjysëm shtrirë

© Shutterstock, © depositphotos

Të gjithëve na pëlqen të shtrihemi në shtëpi kur pushojmë në kolltukun ose divanin tonë të preferuar para TV. Por shumë prej nesh bëhen aq të relaksuar në vendin e punës saqë priremi të shtrihemi edhe atje. Jo vetëm që është e keqe për kurrizin tuaj por është e dëmshme edhe për imazhin tuaj.

Ky pozicion i relaksuar i bën njerëzit e tjerë të mendojnë se ju nuk interesoheni për gjërat që po bëni sepse ndiheni shumë rehat dhe për rrjedhojë, dembel. Mundohuni të shikoni gjithmonë mënyrën se si uleni. Një mënyrë më pak e relaksuar e uljes do ta sigurojë eprorin tuaj se jeni realisht të interesuar për atë që po bëni.

Rrotullimi dhe ‘ngordhja e syve’ në cep

©depositphotos

Në parim, ky gjest konsiderohet i vrazhdë – pa marrë parasysh se ku jeni, qoftë në punë apo mes miqve tuaj. Sidoqoftë, edhe pse miqtë tuaj nuk mund ta vërejnë atë, kolegët tuaj patjetër do të ofendohen prej tij. Dhe ata kanë një arsye të mirë për këtë, sepse njerëzit priren të rrotullojnë sytë kur duan të tregojnë se dikush rreth tyre ka thënë ose bërë diçka pa kuptim.

Mbajtja e posturës “gjethe fiku”

© depositphotos, © depositphotos

Kjo është sjellje e burrave, duke mbajtur duart mbi zonën e tyre gjenitale. Emri i dytë për të është pozicioni “gjethja e fikut”. Duke e bërë këtë, ju mund të ofendoni bashkëpunëtorët tuaj përreth dhe t’i bëni ata të ndjehen të bezdisur, veçanërisht në punë. Prandaj vazhdoni të shikoni duart tuaja me kujdes!

Zaptimi i hapësirës personale të tjetrit

© depositphotos

Pavarësisht se sa miqësor jeni me shefin ose kolegët tuaj, pushtimi i hapësirës së tyre personale nuk është ideja më e mirë. Nënndërgjegjeshëm, personi të cilit i takon hapësira personale mund të ndihet i kërcënuar, i shpërqendruar dhe thjesht i parehatshëm. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një distancë të shëndetshme nga njerëzit përreth jush prej rreth 90 cm deri 2,5 metër sipas rregullave të mirësjelljes, dhe rregullores së shëndetësisë.

Hyrja në zyrë ‘vjedhurazi’

© depositphotos

Kur hyni në zyrë pa u përshëndetur me kolegët tuaj, është një shenjë e keqe. Ata mund ta interpretojnë atë si arrogancë ose që ju nuk i njihni normat elemetare siç duhet. Kjo është arsyeja pse duhet të mbani mend gjithmonë të përshëndetni të tjerët të paktën me një lëvizje të kokës ose një buzëqeshje kur hyni në zyrë.

Qarja e halleve personale

© depositphotos, © depositphotos

Të gjithë mërzitemi herë pas here, veçanërisht nëse ndihemi poshtë shpirtërisht. Sidoqoftë, pavarësisht se si ndiheni, është më mirë të mësoni t’i fshihni emocionet tuaja në punë. Përndryshe, shefi juaj mund të supozojë se është koha për t’ju zëvendësuar me një person më aktiv. Ndaloni së foluri dhe duke shfryrë, në vend të kësaj, përpiquni të ndryshoni aktivitetin duke u ofruar ndihmë kolegëve tuaj. Kjo do t’ju tërheqë vëmendjen nga disponimi i keq që keni dhe do t’i tregojë shefit tuaj se jeni mjaft aktive për të merituar një ngritje në detyrë.

Dasia me ambjentin rrethues

© depositphotos, © Pixabay

Të gjithë ndihemi të ndrojtur kur fillojmë të punojmë në një vend të ri. Por nëse vazhdoni të ndaheni fizikisht nga kolegët duke mos marrë pjesë në aktivitete të ndërtimit të ekipit, ose gjithmonë duke drekuar vetëm, kjo do të thotë që nuk doni të krijoni një marrëdhënie miqësore me ta. Kjo nënkupton që ju jeni një person i izoluar, jomiqësor, pa interes. Pra, pa marrë parasysh sa e vështirë është, largojeni veten nga zona juaj e rehatisë dhe afrohuni më afër kolegëve tuaj (por mos harroni të respektoni hapësirën e tyre personale).

Qëndrimi apo mbështetja në objekte

Hulumtimi i mbajtur në Universitetin e Stanfordit ka treguar se qëndrimi në këmbë ju bën më të fuqishëm si drejtpërdrejt ashtu edhe indirekt. Qëndrimi i trupit tuaj përcjell shumë informacion tek njerëzit përreth jush dhe përcakton mënyrën se si këta njerëz do të sillen me ju. Prandaj, nëse vazhdoni të mbështeteni në mure, tavolina dhe sende të tjera, kolegët juaj mund ta interpretojë atë si një shenjë dobësie. Në të kundërt, qëndrimi drejt dhe në këmbë do t’i sigurojë ata për forcën dhe besimin tuaj.

Mbajtja e duarve pas shpine ose në xhepa

©depositphotos ©depositphotos

Kolegët tuaj u kushtojnë shumë vëmendje duarve tuaja. Një studim i mbajtur nga Spencer Kelly, një profesor i neuroshkencës, thotë se gjestet tona të duarve janë po aq jetësore për komunikimin sa fjalët tona dhe se mbajtja e duarve pas shpinës gjatë një bisede mund të bëjë që bashkëbiseduesi juaj të supozojë se nuk jeni të besueshëm. Të jesh i besueshëm është e rëndësishme, veçanërisht në punë. Ne nuk po themi që duhet të gjestikuloni në mënyrë aktive tërë kohës, por përpiquni të mbani duart dhe pëllëmbët të hapura.

Shikon orën shumë shpesh

© depositphotos, © depositphotos

Të shikosh orën ose telefonin tënd celular gjatë një bisede me një koleg, shef apo edhe një mik tëndin është gjesti më i vrazhdë. Çfarë do të mendonit nëse shoku juaj do të kontrollonte kohën herë pas here gjatë një bisede? Ju ndoshta do të ndjeni se ata janë mërzitur dhe duan të hiqen qafe prej jush sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, ule telefonin dhe shiko tjetrin duke biseduar dhe thjesht informoji ata nëse je me nxitim dhe ofrohu të vazhdosh bisedën më vonë nëse ke vërtet gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Mbajtja e trupit në kënd të kundërt me bisedën

© depositphotos, © depositphotos

Nëse jeni në një takim dhe vazhdoni të shikoni në dritare me bustin të kthyer gjithashtu drejt tij, prisni ndonjë lajm të keq. Pavarësisht nga mosinteresimi që keni për një takim, gjithmonë duhet ta mbani veten të angazhuar në të – jo vetëm me sytë dhe veshët por me tërë trupin. Ndaloni dremitjet dhe përqëndrohuni për veprim!

A e keni vërejtur ndonjëherë veten duke përdorur ndonjë nga këto qëndrime dhe gjeste… A do të shikoni veten më me kujdes në punë tani e tutje… Jeni të lutur të na tregoni në lidhje me këtë.