12 Gjërat që Kurrsesi Nuk Duhet t’i Blini të Përdorura

Në kohë të vështira ekonomike, të gjithë kërkojnë raste të mira shitblerjeje, por, ndërkohë që është një ide e mrekullueshme të blesh rafte librash të përdorura, libra dhe CD, ka disa gjëra që thjesht nuk duhet të blihen në dyqanet e gjërave të përdorura.

Televizorët

JTaI/Shutterstock

Është e vështirë të përcaktohet sesa janë mirëmbajtur televizori, DVD player dhe pajisje të tjera elektronike nga pronarët e tyre të mëparshëm. Nëse televizori juaj plazma ndalon së funksionuari, mund t’ju kushtojë shumë para rregullimi ose zëvendësimi – ndonjëherë pothuajse aq sa do t’ju kushtonte për të blerë një të ri.

Këpucët

Matlinski/Shutterstock

Këpucët e përdorura kanë marrë formë në këmbët e pronarëve të tyre të mëparshëm. Këpucët që nuk përshtaten mirë mund të shkaktojnë dhimbje dhe probleme shëndetësore me kalimin e kohës.

Atletet për vrap, në veçanti, kanë humbur ndoshta shumicën e shtresave të tyre absorbuese deri sa pronari i tyre ka vendosur t’i heqë qafe.

Pastruesit me vakum

ROLAND ANCLA LEGASPI/Shutterstock

Fshesat me korent mund të jenë të kushtueshme, është e sigurt, por a doni me të vërtetë të blini një të përdorur që nuk mund të jetë në gjendje pune?

Këto pajisje pastruese janë përplasur, zvarritur lart e poshtë shkallëve dhe fakti që dikush ka zgjedhur për ta hequr qafe duhet të jetë një sinjal – ka shumë të ngjarë, se ka diçka që nuk shkon me të.

Plus, ato kanë parë pjesë pluhuri dhe pisllëku nga shtëpia e dikujt tjetër, me siguri që që ju nuk doni t’i sillni ato në shtëpinë tuaj.

Furnizime për kafshët shtëpiake

Kaia92/Shutterstock

Ndërkohë që blerja e lodrave të përdorura për kafshët ose sahanëve për ushqime është ndoshta e parrezikshme, ju patjetër do të dëshironi të qëndroni larg blerjes së ushqimit ose mjekimeve të dorës së dytë. Ato mund të jenë të skaduara, madje edhe të infektuara me insekte ose me vezët e tyre.

Ushqimi i përdorur është shumë i brishtë, pa marrë parasysh se çfarë lloji është. Duhet të jeni të kujdesshëm edhe për shtretërit e kafshëve. Po, mund t’i lani përpara se të lejoni që përdoruesi juaj me katër këmbë ta përdorë atë.

Parfume dhe produkte bukurie

FabrikaSimf/Shutterstock

Mund t’ju befasojë, por parfumi në të vërtetë ka një datë skadimi. Për të shmangur ndeshjen me një parfum të keq (dhe ndoshta edhe të rrezikshëm) me kalimin e kohës, është mirë t’i blini të rinj.

E njëjta gjë vlen edhe për produktet si locione dhe produktet e tjera të kozmetikës.

Çdo gjë e tillë, që ka kontakt të drejtpërdrejtë në fytyrën tuaj, është më mirë të blihet pa qenë përdorur më parë tek dikush tjetër.

Stolitë

EVGENIYA68/Shutterstock

Ju mund të mendoni se po bëni një pazar mbresëlënës duke blerë stoli në një dyqan me bizhuteri të përdorura, por nëse nuk dini të identifikoni vlerën vërtetë të bizhuterive, ju mund të jeni duke u mashtruar.

Shanset janë, dikush po përpiqet t’jua shesë stolitë për shumë më tepër sesa vlera e tyre reale. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme si një arsye, disa lloje të bizhuterive mund të përmbajnë edhe gjurmë të substancave toksike ose alergeneve si nikeli dhe plumbi.

Furnizime shkollore

rawiwano/Shutterstock

Shumica e furnizimeve për shkollë – lapsa, vizore, dosje dhe të tjera të ngjashme – nuk janë veçanërisht të shtrenjta siç duken dhe ndoshta nuk jeni duke bërë një pazar të mirë nëse i blini ato në një dyqan sendesh të përdorura.

(Tekstet, megjithatë, janë një histori krejtësisht ndryshe – vazhdoni dhe kurseni para duke blerë ato të përdorurat.)

Altoparlantë

manasesistvan/Shutterstock

Nëse blini një altoparlant të dorës së dytë, gjasat janë se nuk do të jetë në kapacitetin e plotë të zërit, veçanërisht nëse pronari i mëparshëm donte të dëgjonte muzikë në volum të plotë.

Këto pajisje audio mund të jetë të vështirë për t’u dalluar që në shikim të parë, por ndoshta do të duhet t’i provoni kur të dëgjoni meloditë tuaja të preferuara.

Mbrojtës i mbitensionit

BW Folsom/Shutterstock

Mbrojtësit e mbitensionit të energjisë elektrike nuk janë aq të shtrenjtë dhe nëse blini një të përdorur, rrezikoni të blini atë që nuk funksionon mirë ose thjesht nuk punon fare.

Karroca për bebe

Ipatov/Shutterstock

Kur bëhet fjalë për fëmijët, standardet e sigurisë vazhdimisht ndryshojnë. Ju do të dëshironi të blini një karrocë fëmijësh të re për t’u siguruar që është i sigurt për të vegjlit tuaj sa më shumë të jetë e mundur.

Plus, dëmtimi dhe thyerja e pjesëve të tyre mund të mos jetë e dukshme menjëherë, kështu që mund të blini një të thyer pa e kuptuar. E njëjta gjë vlen edhe për gjërat e tjera të fëmijës, si krevatet dhe ndenjëset e makinave.

Mushamatë dhe çizmet

Mikhail Sedov/Shutterstock

Shumica e artikujve mbrojtës ndaj shiut bëhen më pak të papërshkueshme nga uji me kalimin e kohës. Është ndoshta me vlerë të shtoni ca para për të blerë një mushama apo çizme, tek të cilat uji nuk përshkon lehtësisht.

Përveç kësaj, duhet të ketë një arsye që dikush ka kërkuar ta heqë qafe këtë artikull.

Sixhadet

John Copland/Shutterstock

Nëse nuk doni shumë myk, substanca që ju shkaktojnë alergji dhe njolla të dyshimta që ju mbeten në shtëpinë tuaj nga sixhadja e blerë e përdorur, blini një qilim të re. Pa marrë parasysh sa mirë e pastrojmë, ne ju sigurojmë, bëni më mirë të blini një të re.