15 Këshilla nga një Eksperte e Fotografisë që të Dilni Gjithmonë Bukur në Foto

© bonnierzm/ / instagram,© bonnierzm/ / instagram

Të dukesh mirë në fotografi është një art, jo një dhuratë. Dhe kjo fotografe e mrekullueshme e di këtë në vetë të parë.

Bonnie Rodríguez Krzywicki po mahnit internetin me punën e saj dhe ndan me 824K ndjekësit e saj ide që të mund të dashuroheni me mënyrën se si dukeni në foto, edhe nëse nuk jeni një supermodele. Thjesht duhet të dini këndet e duhura, dhe ajo është këtu për t’ju ndihmuar t’i gjeni.

Ne duam që lexuesit tanë ta shprehin bukurinë e tyre edhe në foto dhe mezi po presim t’i ndajmë këto këshilla me Ju.

Shtoni aksesorë në foton tuaj

© bonnierzm/ / instagram

Aksesorët janë miqtë tuaj në fotografi. Kapni gjëra me nuanca të ngjashme për të krijuar një pamje piktoreske.

Shtoni ngjyra.

© bonnierzm/ / instagram

Ngjyrat janë sinonimi jetës. Aty ku ka ngjyra dhe që përsëriten nëpër materiale të ndryshme të vendit përreth me veshjen tuaj krijon bukuri.

Përdorni një dritare për të luajtur me reflektimin.

© bonnierzm / instagram

Fjala “fotografi” është bashkimi i fjalëve ‘foto’ që do të thotë dritë dhe ‘grafi’ që do të thotë shkrim, pra të fotografosh do të thotë të shkruash me anën e dritës.

Bëhuni krijues me fotot në grup.

© bonnierzm/ / instagram

Fotot në grup me detin në sfond janë kaq të zakonshme, dhe mos e harroni, gjërat e zakonshme fqinjërojnë me ato të mërzitshmet.

Shmangni mbulimin e trupit tuaj.

© bonnierzm/ / instagram

Gjuha e trupit është gjuha parësor dhe më e rëndësishme e të komunikimit. Nuk duhet të përcillni imazhin e një personi të ngurtë e të ndrydhur në vetvete, por atë të një personi me vetbesim dhe e sigurtë të vetja.

Jepini fotos disa rreshta.

© bonnierzm / instagram

Krijoni gjithnjë, me syrin e mendjes, një ndarje me vija horizontale dhe vertikale të hapësirës dhe vetes kur po bëni shkrepjen.

Krijoni disa nivele.

© bonnierzm / instagram

Kur bëhet fjalë për nivelet, gjëja e parë dhe më e rëndësishme është lartësia e qëndrimit tuaj.

Mundohuni të keni një pozë më të hapur dhe mbajeni fytyrën lart.

© bonnierzm / instagram

Krahët janë të parët ata që kompozojnë gjuhën trupore. Ndodh shpesh që shumë persona kur dalin përara aparatit fotografik, marrin një pozë të caktuar dhe pastaj vërejnë se krahët u dalin diçka e tepërt, nuk dinë ku t’i çojnë, apo çfarë të bëjnë me to.

Theksojeni belin, duke futur këmishën në fund apo pantallona.

© bonnierzm / instagram

Beli, sidomos tek gratë është i detyrueshëm që të vihet në pah, beli është tipar primar i bukurisë femerore.

Tregoni belin tuaj duke i vendosur duart në xhaketën sportive.

© bonnierzm / instagram

Sa mijëra foto ke parë me vajza të veshura me xhaketë dhe duart e kapura përpara vetes. Shikoni çfarë ndyshimi sjell vendosja e njërës dorë në bel.

Shtoni lëvizje për të marrë një pamje natyrale në foto.

© bonnierzm / instagram

Një rregull i përgjithshëm është që të përpiqeni të shmangeni gjithnjë nga fotografitë statike. Përpiquni të kapni një veprim në kryerje e sipër, kjo do t’i japë fotos tënde atë që quhet dinamizëm.

Zgjatni njërën nga këmbët tuaja.

© bonnierzm/ / instagram

Vijmë tek këmbët. Për këtë pjesë vlen rregulli që kundërshton të zakonshmen. Këmbët paralel drejt dhe përpara i mbajnë të gjithë. Ajo çka mbetet për t’u bërë është fshehja e njërës këmbë prapa tjetrës.

Vendosini gjërat në hije të ngjashme për krijuar një pamje monokromatike

© bonnierzm / instagram