5 Elemente Jetësore që Nuk Duhet t’i Mungojnë Trupit Tënd Këto Ditë

©shuttercstock

Për shkak të ritmit të ndryshuar të jetesës, stresit dhe ushqimit të pabalancuar, ne shpesh ndiejmë efektet e mungesës së mikroelementeve jetësore që na duhen që trupat tanë të funksionojnë në mënyrë efektive.

Kjo është arsyeja pse ne kemi mbledhur një listë të vitaminave dhe elementëve që njerëzve shpesh u mungojnë, sidomos në këto kohë, si dhe një listë të produkteve me anë të konsumimit të të cilave mund t’i riktheni ato.

Sot Shkolla Suksesit do t’ju tregojë për çfarë janë të nevojshme disa vitamina të caktuara dhe çfarë pasojash do të kemi nëse jemi të mangët në to.

©depositphotos
©depositphotos

Arsyet kryesore për një mungesë të kaliumit janë mjaft të thjeshta: një dietë e pabalancuar, ngrënia e vazhdueshme e produkteve gjysëm të gatshme dhe stresi.

  • Norma e rekomanduar ditore e kaliumit është 3 g deri në 5 g.
  • Ku ta merrni: 100 g patate të pjekura përmbajnë 0.5 g kalium, 100 g kajsi të thata kanë 1.1 g dhe 100 g spinaq përmban rreth 0.5 g kalium.
©depositphotos
©depositphotos

Arsyet e mungesës së fibrave celuloze nuk janë aspak befasuese. Të gjithë ne jemi detyruar t’i nënshtrohemi një kufizimi lëvizjeje e si rrjedhojë e kësaj tkurret edhe larmia e ushqimeve që konsumojmë, në të shumtën e kohës mjaftohemi vetëm me disa gjëra të shpejta.

Shpesh, këto ushqime janë karbohidrate të thjeshta, jo komplekse. Sidoqoftë, ne hamë shumë ushqim që përmban sasi të mëdha mielli gruri dhe sheqeri. Ndërsa ato mund të shijojnë shkëlqyeshëm, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur konsumojmë fibra celuloze sepse të kesh një sasi të tepërt të tyre mund të shkaktojë fryrje.

  • Norma e rekomanduar ditore është diku nga 21 g në 38 g.
  • Ku ta merrni: 100 g fasule përmbajnë afro 25 g fibra, 100 g mjedër kanë 7g, dhe quinoa përmban 5g të këtij elementi.
©depositphotos
©depositphotos

Arsyet e mungesës së kalciumit janë për shkak të marrjes së një diete të pabalancuar dhe konsumimit të sasive të mëdha të kafeinës që largon kalciumin nga trupi.

  • Norma e rekomanduar ditore është diku nga 1 g deri në 1.2 g.
  • Ku ta merrni: 100 g brokoli përmban 0,5 g kalcium, 1 lugë fara lulekuqe ka 1.3 g, dhe 1 filxhan bajame përmban 0,2 g kalcium.
©depositphotos
©depositphotos

Arsyet e mungesës së vitaminës D janë mjaft të thjeshta: mos marrja e rrezeve të diellit, një dietë e pabalancuar dhe stresi.

  • Norma e rekomanduar ditore është diku nga 10 mikrogramë deri në 20 mikrogramë.
  • Ku ta merrni: 100 g salmon përmban 9 mikrogramë, ndërsa 100 g ton i konservuar përmban 5.9 mikrogramë të vitaminës D.
©depositphotos
©depositphotos

Shumë shpesh arsyeja e mungesës së hekurit është për shkak të ushqyerjes. Trupat tanë nuk mund ta prodhojnë këtë element në vetvete dhe mund ta marrin atë vetëm nga ushqimi. Për më tepër, ne e humbasim këtë element çdo ditë gjatë procesit të tretjes; gratë gjithashtu e humbin atë për shkak të humbjes mujore gjatë periudhave.

  • Norma e rekomanduar ditore është 18 mg për gratë dhe 8 mg për burra.
  • Ku ta merrni: 100 g gocë deti përmban 7 mg hekur, 100 g viçi ka 2.6 mg, dhe 100 g mëlçi të pulës ka 17 mg hekur.

A keni vërejtur që trupit tuaj i mungojnë disa nga këta ose elementë të tjerë të rëndësishëm? Si i keni rikthuer ato? Ne duam t’i lexojmë zgjidhjet tuaja.