Jo çdo i rritur është në gjendje të presë me durim, që të mos flasim për fëmijët. Por ka metoda që mund t’ju ndihmojnë të zhvilloni vetëkontrollin.
Ne u habitëm kur zbuluam se si është e mundur. Megjithatë, këtu është prova e vërtetë që tregon se gjeniu i vërtetë ia del me thjeshtësi.
Parashikoni kohën
Fëmijët fillojnë të zhvillojnë mendime abstrakte rreth moshës 9 vjeç. Para kësaj moshe, mendja e tyre punon në një mënyrë më konkrete dhe kjo është arsyeja pse mund të jetë e vështirë për ta që të bëjnë dallimin midis 15 dhe 45 minutave. Për ta bërë këtë më të lehtë, është e dobishme të vizualizoni kohën për ta sa herë që të jetë e mundur.
Gabim: “Do largohemi për një orë.” “Keni 10 minuta kohë për të sistemuar lodrat tuaja”.
E saktë: “Babi do të kthehet në shtëpi nga puna kur dielli të fshihet pas asaj çatisë atje”.
Pritja nuk do të jetë aq tronditëse për një fëmijë nëse ai ose ajo mund të bëjë një krahasim si: “Oh, kjo do të marrë po kaq kohë sa edhe larja e dhëmbëve“.
Mësojuni fëmijëve tuaj lojëra që ata mund t’i luajnë vetëm

Ka disa arsye pse të luajnë vetëm është e rëndësishme për fëmijët. Një prej tyre është se do të jetë në gjendje të argëtojë veten kudo dhe në çdo kohë. Imagjinata e fëmijëve nuk kanë kufij dhe këto lojëra nuk kërkojnë ndonjë përgatitje ose objekte të veçanta.
Llojet e gabuara të lojrave: Lojërat në smartphone ose tabletë pengojnë zhvillimin e imagjinatës dhe kreativitetit (kursi dhe rezultati i lojës është paracaktuar nga zhvilluesi i saj).
Llojet e duhura të lojrave: Jigsaw puzzles, gjuetia e thesarit, krijimi i përrallave, loja me role, etj.
Ekzistojnë disa mënyra për të mësuar një fëmijë që të luajë në mënyrë të pavarur dhe rezultatet do t’i tejkalojnë të gjitha pritshmëritë nëse e armatosni veten tuaj me durim.
Një lojë shpëtimi për vendet publike

Është gjithmonë e mërzitshme për fëmijët që të presin derisa të vijë autobusi ose nëna të kthehet nga dyqani. Për këto raste, ekziston një mënyrë e shkëlqyer për t’ju larguar mendjen.
Loja: Dy pjesëmarrës shprehin një dëshirë dhe bien dakort për një tipar që do të kërkojnë në objektet përreth (ngjyrë, formë, shkronja e parë e një emri). Ai që numëron i pari 20 (ose ndonjë numër tjetër) objekte me tiparin e zgjedhur fiton dhe ka të drejtë të kërkojë përmbushjen e dëshirës së tij ose të saj.
Për shembull, mund të numërosh makinat që kalojnë duke pritur në një stacion autobusi ose shenjat rrugore gjatë udhëtimit.
Cila është hileja: Së pari, kjo është një lojë shumë nxitëse, e cila gjithashtu ju lejon t’i rregulloni rregullat në varësi të moshës së fëmijës. Së dyti, një prind nuk i duhet të marrë pjesë në mënyrë aktive pasi që fëmijët zakonisht numërojnë sa për dy vetë.
Një mënyrë e thjeshtë për të mos i ndërprerë të rriturit

Allison Hendrix është një blogere dhe nënë e dy fëmijëve. Rregulli i saj për ndërprerjen u shfaq në internet dhe u bë viral.
Rregulli: Kur një fëmijë dëshiron të thotë diçka, ndërsa prindërit e tyre po flasin me dikë tjetër, ata duhet të vënë dorën mbi krahun ose shpatullën e prindërve të tyre. Nëse prindi prek dorën e tyre si përgjigje, kjo do të thotë se fëmija është “dëgjuar” dhe do të mund të flasë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Pse funksionon: Duke ruajtur kontaktin, i rrituri i bën të qartë fëmijës se ai/aj po trajtohet me respekt dhe nuk po injorohet.
Pritja për ngjarjet e mëdha (ditëlindje, Krishtlindje)

Edhe nëse fëmijët mësojnë të mos i ndërpresin të rriturit dhe të argëtohen më vete, është prapë e vështirë që ata të presin për datat e rëndësishme (Krishtlindje, ditëlindje, pushime, etj).
Si t’i ndihmoni: Një kalendar për eventet mund të ndihmojë që pritja të jetë më e shkurtër. Çdo ditë para datës së ardhshme shënohet nga kartolina me urime apo punë krijuese, dhurata të vogla ose pako karamele.
Secili opsion do t’i gëzonte fëmijët e të gjitha moshave: të gjithë i duan surprizat, në fund të fundit.