Shkencëtarët kanë deklaruar se fizionomia, arti i leximit të karakterit nëpërmjet fytyrës, është një shkencë e rreme. Megjithatë, disa studiues kanë dëshmuar se një fytyrë mund të japë informata shumë të rëndësishme për personalitetin tonë.
Carmen E. Lefevre nga Kolegji Universitar në Londër na siguron se pamja është produkt i gjeneve, hormoneve dhe mënyrës së jetesës. Kjo është arsyeja pse fytyra e një njeriu në të vërtetë mund të jetë pasqyra e shpirtit të tij.
Ne gjetëm 7 studime shkencore për ju, të cilat vërtetojnë se fytyra e njeriut mund të thotë diçka vërtet interesante për personalitetin. Edhe mënyra se si njerëzit pozojnë për kamerën mund të thonë shumë për karakterin e tyre.
Ju do të gjeni një bonus në fund që do të tregojë se paraqitja mund të të mashtrojë.
Forma e fytyrës
Shkencëtarët kanë provuar lidhjen midis formës së fytyrës dhe dominimit. Kur studioi Kupën e Botës 2010, Keith Qelker, nga Universiteti i Kolorados Boulder, konfirmoi se raporti midis gjerësisë dhe gjatësisë së fytyrës të futbollistëve mund të parashikonte se sa gola do të shënonin. Raporti mesatar është zakonisht rreth 2.
Për të bërë llogaritjet, matni distancën midis veshëve tuaj dhe distancën midis vijës së sipërme të syve tuaj dhe buzëve së sipërme. Raporti midis këtyre dy shifrave do të tregojë se sa të larta janë shanset për sukses. Sipas shkencëtarëve, sa më e ulët të jetë shifra, aq më të larta janë shanset për sukses.
Mollëzat

Një studim i kryer nga shkencëtarët nga University College në Londër tregoi se meshkujt me një nivel të lartë të testosteronit kanë fytyra të gjera dhe mollëza të dukshme. Niveli i këtij hormoni ka një lidhje të drejtpërdrejtë me agresivitetin, dominancën dhe frymën rebele.
Meqë ra fjala, gratë e ndjejnë këtë në nëndërgjegjen e tyre. Ky truk përdoret rregullisht nga drejtorët e filmave që zgjedhin burra me karakteristika të përafërta të fytyrës për rolet e rebelëve apo të personazheve negativë.
Rrudhat

Rrudhat nuk tregojnë vetëm moshën e një personi por edhe karakterin e tyre. Një person përdor muskuj të ndryshëm të fytyrës për të qeshur, qarë apo kur vrenjtet. Me kalimin e kohës këto rrudha tregojnë emocionin më shumë të ndjerë nga një person, edhe kur ata janë të qetë dhe nuk po mendojnë për asgjë.
Rrudhat në skajet e buzëve dhe syvë tregojnë se jeni optimist dhe pëlqeni të qeshni. Teksa rrudhat në ballë tregojnë se ju jeni një person serioz dhe se keni kaluar shumë në jetë.
Profesioni i një personi

Shumë prej nesh e kthejnë fytyrën në një anë kur pozojmë, duke menduar se dukemi më tërheqës në këtë mënyrë. Një studim i shkencëtarëve nga Universiteti i Australisë Jugore tregoi se arsyet për këtë veprim janë shumë më të thella. Rezulton se inxhinierët, matematikanët dhe kimistët e kthejnë faqen e tyre të djathtë në kamera më shpesh, ndërsa artistët dhe psikologët e kthejnë anën e majtë të fytyrës së tyre.
Studiuesit besojnë se ana e majtë e fytyrës konsiderohet më tërheqëse sepse kontrollohet nga ana e djathtë e trurit, e cila është përgjegjëse për emocionet.
Një selfie është si një autobiografi e shkurtër

Njerëzit miqësor preferojnë ta shkrepin fotografinë duke e shtrirë për poshtë dorën. Ata njerëz që janë të hapur për përvoja të reja tregojnë më shumë emocione pozitive dhe nuk kanë frikë të duken qesharake në fotot e tyre. Ndërsa njerëzit neurotikë priren të bëjnë poza të ndryshme në mënyrë që të kenë foto perfektë.
Ende shkencëtarët nuk mund të përcaktojnë qartë tiparet personale të njerëzve në foto. Kjo është për shkak se njerëzit kanë tendencë të duken më mirë në veten e tyre se në jetën reale, gjë që e komplikon detyrën.
Madhësia e hundës dhe lidhja e saj me ambicien tuaj

Rezulton se sa më e madhe të jetë hunda, aq më ambicioz është personi. Këta njerëz janë më të prirur të jenë në kërkim të perfeksionit.
Shkencëtarët kanë hulumtuar edhe majën e hundës dhe kanë arritur në përfundimin se nëse është e madhe dhe mishtore atëherë ky person do të jetë një investitor i shkëlqyer dhe financier. Teksa nëse maja është e vogël dhe delikate atëherë personi nuk kujdeset shumë për kursimin e parave.
Efekti Dorian Grey

Edhe dy binjakë identik, të cilët janë të pamundur të dallojnë nga njëri-tjetri, fitojnë gjithnjë e më shumë dallime me kalimin e moshës. Nukjanë as gjenet gjenet, mënyra e jetesës së personit. Zakonet e këqija ndryshojnë tiparet e fytyrës, si p.sh.: një alkoolist mund të identifikohet lehtësisht me shikim të parë.
Bonus: Bukuri = Mirësi?

Aleksandër Todorov, profesor i psikologjisë në Universitetin Princeton, është i sigurt se ne menjëherë krijojmë përshtypjen tonë për njerëzit e rinj, por këto gjykime shpesh mund të jenë shumë mashtruese.
Ata bazohen në diçka të quajtur efekt halo, një stereotip që lidh sjelljen me pamjen, ku njerëzit e bukur duket të jenë të zgjuar dhe të mirë.
Për të demonstruar teorinë e tij, Todorov u kërkoi studentëve të vlerësonin shfaqjen e portreteve të ndryshme të kompozuara. Njerëzit me karakteristika fëmijërore të fytyrës, si fytyrat e rrumbullakëta dhe sy të mëdhenj, dukeshin të brishta, naive, bindës, të sinqertë dhe të mirë.
Ndërsa fytyrat e zymta, të shëmtuara, asimetrike shoqëroheshin me personalitete jo miqësore.
Vetëm mos harroni se sa herë përshtypja juaj e parë në lidhje me një person ishte e gabuar. Ndonjëherë, njerëzit pozitivë dhe të këndshëm na zhgënjejnë në fund, ndërsa ata që lënë një përshtypje të keqe të parë rezultojnë të jenë njerëz të mrekullueshëm.
Kjo është për shkak se shumë njerëz janë më të prirur për të gjykuar një libër nga kopertina se sa të zhyten pak më thellë dhe të kuptojnë se kush është personi në të vërtetë.
Ne ju treguam 3 foto të kriminelëve të mirënjohur në këtë artikull. A keni arritur t’i gjeni? Lindsay Lohan nuk është një prej tyre.

Këta njerëz në dukje të mirë dhe të rregullt janë kriminelë të vërtetë: Ted Bundy është vrasës dhe dhunues, Rosemary West njihet si një nga vrasësit më mizorë të femrave dhe Jeremy Meeks është një kriminel i dënuar, i cili është krimineli më i pashëm në SHBA.
Vlen të përmendet se pasi Jeremy u lirua nga burgu, ai bëri një karrierë shumë të suksesshme në industrinë e modës. Shpresojmë se ai do të japë shembullin që njerëzit mund të ndryshojnë për mirë.
A është përshtypja juaj e parë për një person gjithmonë të saktë, apo a keni gabuar ndonjëherë? A besoni se karakteri i një personi mund të përcaktohet nga fytyra e tyre? Ose, ndoshta, a mendoni se fizionomia është më shumë një misticizëm sesa një shkencë e vërtetë? Ndani mendimin tuaj në komentet e mëposhtme.