9 Gjërat Thelbësore që Fëmijët Duhet t’i Dinë për Dashurinë

© Young Sheldon / CBS

Përrallat pikturojnë një version shumëngjyrësh për atë se çfarë është dashuria, dhe kjo është arsyeja pse është në dorën tonë që t’i mësojmë fëmijët tanë për realitetet e dashurisë.

Për dikë, fëmijët duhet të dinë që dashuria jo gjithmonë përfshin “princër të kaltër” dhe “ata jetuan përgjithmonë të lumtur”. Në mënyrë të ngjashme, atyre nuk u duhet thënë se njerëzit e vrazhdë që i ngacmojnë kanë një pëlqim ndaj tyre.

Ne vëzhguam disa nga mesazhet më thelbësore rreth dashurisë që duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë.

Në dashuri merret dhe jepet.

Është e lehtë të dëshironi t’i llastoni fëmijët tuaj dhe t’i lejoni ata të marrin gjithë dashurinë dhe vëmendjen tuaj. Por ata gjithashtu duhet të dinë që nuk mund thjesht të marrin gjithmonë. Po aq sa meritojnë dashuri nga të tjerët, atyre gjithashtu u duhet të mësohen të bëjnë kompromise dhe të dhurojnë dashuri tek të tjerët.

Të duash të tjerët nuk do të thotë që duhet ta duash veten më pak.

© Big Little Lies / HBO

Fëmijët tuaj duhet të dinë se kur e duan dikë, nuk do të thotë që ata të sakrifikojnë veten e tyre dhe të përkulen para të dashurit e tyre. Sigurisht, kompromisi është i rëndësishëm në çdo marrëdhënie, por ata nuk duhet ta duan veten më pak në mënyrë që të duan dikë tjetër më shumë. Fëmijët e mësojnë këtë duke parë marrëdhëniet e prindërve të tyre.

Në dashuri respekti është thelbësor.

Fëmijët duhet ta dinë që respekti dhe dashuria duhet të shkojnë krah për krah. Ata duhet të fitojnë respekt nga të tjerët dhe të respektojnë të tjerët. Ata gjithashtu duhet të mësohen se ata meritojnë respekt, ashtu si çdo person tjetër. Dashuria pa respekt mund të jetë toksike.

Dashuria për veten është lloji më i rëndësishëm i dashurisë.


© Open Your Eyes / LIVE Entertainment

Të vegjlit duhet të dinë ndryshimin midis të qenurit egoist dhe të dashurisë për veten. Ndërsa ata duhet të mësohen të mos shkelin mbi të tjerët për përfitimet e tyre, ata gjithashtu duhet të dinë të pranojnë veten për ata që janë. Ata nuk duhet të ndryshojnë vetveten vetëm që të pështaten diku dhe të dashurohen nga dikush.

Ndonjëherë dashuria nuk zgjat përgjithmonë.

© 500 Days of Summer / Fox Searchlight Pictures

Komeditë romantike mund t’i bëjnë fëmijët tuaj që janë duke u rritur të besojnë se dashuria zgjat një jetë. Por e vërteta është se dashuria është fluturake dhe ndonjëherë është më mirë të përfundosh një marrëdhënie dhe të vazhdosh përpara.

Ata duhet të kuptojnë se të gjitha momentet e kaluara gjatë kohës që ishin të dashuruar nuk ishin humbje. Ata ishin mësime për një përvojë më të mirë në të ardhmen.

Dashuria që zgjat kërkon përpjekje.

© The Notebook / New Line Cinema

Të rinjtë duhet të mësojnë se për diçka aq të brishtë sa dashuria jetëgjatë, ata duhet të bëjnë përpjekje të mëdha. Nëse dikush të cilin e doni ia vlen dhe është po aq i gatshëm sa ju të bëjë përpjekje, dashuria jetëgjatë nuk është e pamundur.

Ndonjëherë ai që doni nuk ju do.

© My Best Friend’s Wedding / TriStar Pictures

Si prindër, sigurisht, ju përpiqeni të bëni më të mirën për t’u dhënë fëmijëve tuaj gjithçka që dëshirojnë dhe u duhet. Por ndonjëherë gjërat dalin jashtë kontrollit dhe fëmijët tuaj duhet të pajtohen që të mos marrin gjithnjë atë që duan.

Dashuria e njëanshme mund të sjellë shumë dhimbje në zemër, por ata duhet të mësojnë që ta lënë pas. Përvoja do të jetë më pak shkatërruese nëse ata tashmë e dinë se çfarë të presin dhe e dinë që ju do të jeni aty për t’i mbështetur ata.

Dashuria duhet t’ju bëjë një person më të mirë.

© Modern Family / ABC

Ka shumë lloje dashurie dhe fëmijët tuaj duhet të kuptojnë se ata meritojnë llojin e dashurisë që i bën ata një person më të mirë. Tregojuni  se dashuria duhet t’i inkurajojë ata të kenë një të ardhme më të ndritshme dhe të jenë një qenie e mirë njerëzore.

Dashuria nuk është vetëm fushë me lule.

© Enchanted / Walt Disney Studios Motion Pictures

Përkundër asaj që besojmë nga përrallat, dashuria nuk është e gjitha një fushë me lule. Fëmijët duhet të jenë të gatshëm për pjesën më pak të bukur të dashurisë, për shembull, besimi i tyre sfidohet dhe përplaset me atë të të dashurve të tyre. Shumica e dashurive, në jetën reale, nuk ngjajnë aspak me dashuritë në përralla.

A jeni dakord që këto janë gjëra të rëndësishme që fëmijët duhet t’i dinë?Çfarë tjetër mendoni se fëmijët duhet të dinë për dashurinë?