A e dini se çfarë kanë mbledhur gjithë ditën bluza dhe pantallonat tuaja? Aty do të gjeni sekretet më të pista.
Vetëm për shkak se ju bëtë dush në mëngjes dhe nuk ju vjen erë e keqe, kjo nuk do të thotë se rrobta që keni veshur në urban, autobus, bankë, punë, palestër ose në një darkë është e pastër.
Disa do të thonë se disa nga rrobat tona janë realisht të pista. Para se të mendoni të rehatoheni nën çarçafë pa veshur pizhamet (ose së paku një bluzë dhe pantallona të shkurtra), ja se cilat janë disa pasojat më të mundshme:
Njerëzit janë me të vërtetë të pistë
Natyrisht, praktikimi i higjenës së mirë është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj të përgjithshëm, për të mos përmendur jetën tuaj shoqërore, por të kuptuarit se çfarë ndodh natyrshëm gjatë një dite në trupin e një personi do të sqarojë se sa e rëndë është për trupin tuaj mosndryshimi i veshjes tuaj të sipërme apo të të brendshmeve.
Një video nga Brit Lab, zbulon,se ju, në fakt, prodhoni papastërti dhe madje me shumicë.
Ata thonë: “Ne vazhdimisht derdhim qeliza lëkure, duke nxjerrë jashtë vajrat e lëkurës dhe duke sekretuar djersën mbi gjithçka që ne veshim.”
Në fakt, një njeri lëshon rreth 500 milionë qeliza lëkure dhe një litër të djersës çdo ditë.
Bakteret qepen pas jush si ngjitës
“Bakteret dhe organizmat mund të mbijetojnë javë apo edhe muaj në rroba“, – thotë Philip Tierno, drejtor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e Nju Jorkut, zbuluar në një hetim ABC të vitit 2010 pasi u vërtetua se rrobat e reja (ende me etiketa në to) mund të kontaminohen me baktere, norovirus ose baktere të stafilokokut.
Meqë ai sugjeron larjen e rrobave të reja para se t’i veshni ato, atëherë ndoshta është një ide e mirë që ta sterilizoni bluzën që keni mbajtur veshur gjatë asaj dite të nxehtë për 12 orë.
Skuqje, akne, infeksion!
Ekspertët shpjegojnë se si pëlhura të caktuara mund të shkaktojnë flakërime ose irritime të lëkurës.
“Një nga shkaqet kryesore të akneve të shpinës dhe të gjoksit janë shkaktimi nga presioni i zgjatur dhe fërkimi nga çdo gjë që vazhdimisht fërkon lëkurën.
Çarçafët dhe veshjet e pista mund të transferojnë pluhurin dhe bakteret në folikulën e qimeve, duke bërë që të bllokohen dhe të infektohen“.
Jo për t’ju frikësuar por thjesht ta keni parasysh herën tjetër që mendoni se rrobat tuaja nuk ngjajnë të pista dhe mendoni të flini me to apo ti rivishni të nesërmen!