Burrit të varfër i morën qenin ndërsa të pasurit i morën djalin… Rrëfenja që vlen aq shumë për ditët e sotme!

Njëherë e një kohë një zotëri i varfër fqinjëronte me një zotëri të pasur.

I varfri mezi e mbante frymën gjallë, ai jetonte në mjerim, nuk kishte pothuajse asgjë.

Zotëria i pasur punonte shumë. Ai punonte të shtunave dhe të dielave, u bë edhe më shumë i pasur.

Kur njerëzit e pyesnin gruan e të varfërit përse ai ishte i varfër dhe fqinji tjetër ishte i pasur, ajo u thoshte:

“Sepse ne besojmë në Zot. Kemi besim te Zoti, dhe kalojmë gjithë kohën duke u lutur dhe duke iu afruar Perëndisë. Ndërsa njeriu i pasur shpenzon gjithë kohën duke kërkuar pasuri materiale”.

Pas disa kohësh njerëzit e komunitet dëshironin t’i drejtonin një lutje Perëndisë që të bëntë një mrekulli me të mbjellat e tyre, kështu që ata vendosën të shkonin te i varfri dhe t’i kërkonin t’i luteshin Perëndisë … sepse ata mendonin se ai ishte i mirë dhe lutja e tij do të pranohej në mbretërinë e Perëndisë.

Ndërsa po ecnin, takuan një plak dhe plaku i pyeti se ku po shkonin dhe ata thanë se po shkonin te i varfëri për t’u lutur për ta. Dhe plaku u tha:

“A jeni të sigurt se i varfëri është me të vërtetë shumë i shenjtë dhe më pranë Perëndisë se njeriu i pasur?

Cila është prova juaj?

Ju nuk keni sesi të shihni në zemrën e tij. Më lejoni t’ju them se çfarë mund të bëni…

“I varfëri ka një qen dhe i pasuri ka një djalë. Shkoni dhe vritini të dy”.

Kështu ata shkuan dhe vranë qenin dhe djalin.

Atëherë plaku i thirri dhe tha:

“Shkoni te njeriu i pasur dhe i varfëri po ashtu dhe u thoni atyre se jeni të gatshëm t’u ofroni kompensim për fajin e rëndë që keni kryer.

Dhe nëse ata e pranojnë shlyerjen e fajit përmes kompensimit ata nuk do të mund kërkojnë hakmarrje për këdo që ka mbytur qenin ose vrarë djalin.”

Dhe kështu njeriu i pasur tha se do ta pranonte kompensimin dhe nuk kërkonte asnjë hakmarrje ndaj fajtorëve.

Zotëria i pasur tha se Perëndia ia kishte dhënë atij djalin dhe se Perëndia ia kish marrë.

Por, njeriu i varfër tha se nuk donte asnjë kompensim, por përkundrazi donte hakmarrje ndaj njerëzve që kishin vrarë qenin e tij.

Prandaj kjo na tregon se i varfëri ishte gjakatar dhe kishte shumë mendime të këqija në zemrën e tij, mllefi e kishte pushtuar qënien e tij.

Pas kësaj, pleqtë e Oromos vendosën të mos e kompensonin atë për qenin.

Dhe morali i kësaj historie tregon gjithashtu se një njeri mund të jetë edhe i pasur edhe i mirë dhe njerëzit e varfër jo gjithmonë janë të mirë.

Ne nuk duhet t’i gjykojmë njerëzit nga shfaqjet e tyre, pasi askush nuk mund të shohë në zemrën e tjetrit.

Në jetë nuk tërheqim atë çfarë duam, por tërheqim atë çfarë kemi në zemër.