Një burrë që kishte dalë nga qyteti i tij kthehet dhe gjen se shtëpia e tij ishte në zjarr.
Ishte një nga shtëpitë më të bukura të qytetit, dhe burri e adhuronte veçanërisht shtëpinë!
Shumë ishin të gatshëm të jepnin dyfishin çmimit për shtëpinë, por ai kurrë nuk kishte rënë dakord për ndonjë çmim dhe tani po digjej e vetme para syve të tij.
Me qindra njerëz u mblodhën, por asgjë nuk mund të bëhej.
Zjarri ishte përhapur aq larg saqë edhe nëse përpiqenin ta largonin, asgjë nuk do të shpëtohej. Kështu që ai u trishtua shumë.
Djali i tij vjen duke vrapuar dhe pëshpërit diçka në veshin e tij,
“Mos u shqetëso, unë e kam shitur atë dje dhe me një çmim shumë të mirë, oferta ishte kaq e mirë, nuk mund të prisja më gjatë. Më fal.”
Babai tha: “Faleminderit Zotit, nuk është e jona tani!”
Pastaj u relaksua dhe qëndroi si një vëzhgues i heshtur, ashtu si mijëra vëzhgues të tjerë.
Pastaj djali i dytë vjen duke vrapuar, dhe i thotë babait: “Çfarë po bën? Shtëpia është në zjarr dhe ti vetëm po e shikon atë duke u djegur?”
Babai tha: “A nuk e dini, vëllai yt e ka shitur atë?”
E di se e ka shitur, por ama ai më tha se, “kemi marrë vetëm një pjesë të parave, jo të gjithën. Tani dyshoj se blerësi do të tërhiqet nga blerja tani”.
Lotët që ishin zhdukur u rikthyen në sytë e babait, zemra e tij filloi të rrahë shpejt.
Dhe pastaj vjen i biri i tretë dhe thotë: “Ky njeri është njeri i fjalës baba, unë sapo erdha nga takimi me të.”
Ai tha, “Nuk ka rëndësi nëse shtëpia është djegur apo jo, është e imja dhe unë do ta paguaj me çmimin për të cilin kam rënë dakort. Asnjëri nuk e dinte, që shtëpia do të merrte zjarr.”
Pastaj të gjithë vetëm qëndronin dhe shihnin shtëpinë të djegur pa u shqetësuar.
Morali: Kjo është një natyrë shumë e ndërlikuar njerëzore për t’u përshkruar. Edhe pse personi këtu në histori (babai) e donte shtëpinë e tij që humbi, u bë i qetë duke e ditur se nuk ishte më e tija.
Ai kurrë nuk donte ta shiste atë përderisa ishte e bukur, por, sapo filloi të humbasë bukurinë e saj, ai nuk u pendua që ta linte atë në vend të një përfitimi.
Trishtimi dhe lumturia luhateshin në varësi të asaj çfarë i thonin me radhë secili prej bijve. Por gjëja më e rëndësishme për të kuptuar është se si ndjesitë e tij ndryshonin nga njëri esktrem në tjetrin.
Si raporti i humbjes dhe fitimit ndryshonte ndjesitë e tij kundrejt asaj shtëpie, të cilën ai e donte aq shumë.
Kështu pra, kjo shpjegon sesi kemi arritur t’u japim përparësi marrëdhënieve tona dhe miqësisë, bazuar në raportin e humbjes apo fitimit.
Gjithkush duhet ta kuptojë këtë histori dhe të vendosë sipas moralit të vet.