Filozofi i Greqisë së Lashtë Epikuri lindi në vitin 341 PK, në ishullin e Samos, disa milje larg bregut të Turqisë moderne. Ai kishte një mjekër të gjatë të pazakontë, shkruajti rreth treqind libra dhe ishte një nga filozofët më të famshëm të kohës së tij.
Ajo çfarë e bëri të famshëm ishte fokusimi i tij i shkathët dhe i pafundëm mbi një temë të veçantë: lumturinë. Së pari, filozofët kishin kërkuar se si të jenë të mirë; Epikuri insistoi se donte të përqëndrohej tek si të jemi të lumtur.
Pak filozofë kishin bërë ndonjëherë më parë një pranim më me këmbë në tokë, më të sinqertë të interesave të tyre. Tronditi disa, veçanërisht kur dëgjuan se Epikuri kishte filluar një Shkollë për Lumturinë. Ideja se çfarë po ndodhte në brenda mureve të saj ishte tejet shokuese.
Disa Epikurianë të pakënaqur bënë disa komente dëmtuese mbi atë se çfarë po ndodhte në shkollë. Timokrati tha se Epikuri duhej të villte tre herë në ditë sepse ai e shpenzonte gjithë kohën në një divan duke u ushqyer në mënyrë luksoze me mishra dhe peshk nga skuadrat e skllevërve.
Dhe Diotimus Stoiku publikoi pesëdhjetë letra të turpshme për të cilat ai tha se ishin shkruar nga Epikuri për disa studentë të rinj kur kishte qënë i dehur dhe i fiksuar seksualisht. Është për shkak të këtyre thashethemeve të tilla që ndonjëherë edhe tani përdorin mbiemrin “Epikuriane për të përshkruar luksin dhe dekadencën.
Por shoqata të tilla janë të pabazuara. E vërteta për Epikurin është shumë më pak sensacionale – por shumë më interesante. Filozofi Grek me të vërtetë ishte i fokusuar në lumturi dhe kënaqësi, por nuk kishte interes për vaktet e shtrenjta apo orgjitë.
Ai kishte në zotërim vetëm dy mantele dhe jetonte vetëm me bukë, ullinj dhe – për ëmbëlsirë – me raste ndonjë fetë djathi. Epikuri arriti në një varg konkluzionesh të mrekullueshme dhe revolucionare për atë çfarë kemi nevojë në të vërtetë për të qënë të lumtur, përfundime komplet të kundërta me supozimet e kohësve të tij – dhe të tonat. Epikuri propozoi se zakonisht bëjmë tre gabime kur mendojmë për lumturinë:
Ne mendojmë se kemi nevojë për marrëdhënie romantike
Atëherë, sikurse sot, njerëzit ishin të fiksuar pas dashurisë. Por Epikuri vëzhgoi se lumturia dhe dashuria (të lëmë menjanë martesën) nuk shkojnë bashkë pothuajse kurrë. Ka shumë xhelozi, keqkuptime dhe hidhërim.
Seksi është gjithmonë i komplikuar dhe rrallë në harmoni me dashurinë. Do të ishte më e mira, përmblodhi Epikuri, të mos kemi kurrë shumë besim në marrëdhënie. Për ta vënë në kontrast, ai vuri në dukje se sa shpërblyese janë shumica e shoqërive: këtu jemi të sjellshëm, kërkojmë dakordësi, nuk qortojmë dhe nuk jemi posesivë. Por problemi është se nuk i shikojmë miqtë tanë mjaftueshëm. Ne u japim përparësi punës dhe familjes. Ne nuk e gjejmë dot kohën. Ata jetojnë shumë larg.

Ne mendojmë se na duhen shumë para
Atëhere, sikurse tani, njerëzit ishin të fiksuar pas karrierës së tyre, të drejtuar nga një dëshirë për para dhe duartrokitje. Por Epikuri theksoi se vështirësitë e vërtetë të punësimit janë: xhelozitë, përgojimet dhe ambiciet e frustruara.

Ajo çfarë e bën punën me të vërtetë të kënaqshme, besonte Epikuri, është kur ne jemi të aftë të punojmë vetëm ose në grupe të vogla dhe ndjen se është e plotkuptimtë, kur ndjejmë se në një farë mënyre po i ndihmojmë të tjerët apo po bëjmë gjëra që përmirësojnë botën. Në të vërtetë nuk është paraja dhe prestigji ajo që duam, është një ndjenjë përmbushjeje përmes punës sonë.
Ne i besojmë shumë luksit
Ne ëndërrojmë gjëra luksoze: një shtëpi të bukur, dhoma elegante dhe pamje të këndshme. I imagjinojmë udhëtimet në vende idilike, ku mund të pushojmë dhe të lejojmë të tjerët të kujdesen për ne…

Por Epikuri nuk u pajtua me dëshirat tona. Pas fantazisë së luksit, ai besonte se çfarë në të vërtetë ne duam është qetësia.
Prapë qetësia nuk do të vinte thjesht duke ndryshuar pamjen apo duke zotëruar një ndërtesë të këndshme.
Qetësia është një cilësi e brendshme që është rezultat i analizës: vjen kur ne analizojmë shqetësimet tona dhe i kuptojmë drejt.
Aty për aty ne kemi nevojë për kohë të mjaftueshme për të lexuar, shkruar dhe mbi të gjitha për të përfituar nga mbështetja e një dëgjuesi e një person të ndjeshëm, i mirë, i zgjuar i cili në kohën e Epikurit do të kishte qënë një filozof, dhe të cilin tani do ta quanim terapist. Me analizat e tij të lumturisë në dorë, Epikuri bëri tre zbulime të rëndësishme:
– Së pari, ai vendosi që do të jetonte bashkë me shokët. Mjaftueshëm sa për t’i parë herë pas here. Ai bleu një copë toke modeste jashtë Athinës dhe ndërtoi një vend ku ai dhe miqtë e tij mund të jetonin pranë njëri-tjetrit në baza të përhershme.
Të gjithë kishin dhomat e tyre, dhe kishin zona të përbashkëta në katin e poshtëm. Në këtë mënyrë, banorët do të ishin gjithmonë të rrethuar nga njerëz që kanë të njëjtat pikëpamje, ishin të këndshëm dhe të dashur.
Për fëmijët kujdeseshin me rradhë. Të gjithë hanin bashkë. Mund të bisedonin në korridore natën vonë. Ishte komuniteti i parë i duhur në botë.
Së dyti, të gjithë në komunitet ndaluan së punuari për njerëz të tjerë. Ata pranuan shkurtime të ardhurave të tyre në këmbim për të qënë në gjendje të përqëndrohen në përmbushjen e punes.
Disa nga miqtë e Epikurit iu përkushtuan bujqësisë, të tjerët gatimit, disa bërjes së orendive dhe artit. Ata kishin shumë më pak para, por mjaft kënaqësi të brendshme.
Së treti, Epikuri dhe miqtë e tij u përkushtuan për të gjetur qetësi nëpërmjet analizës racionale dhe depërtimit. Ata kalonin pjesë të çdo dite duke reflektuar mbi ankthet e tyre, duke përmirësuar kuptimin mbi psikikën e tyre dhe duke zotëruar pyetjet më të mëdha të filozofisë.
Eksperimenti i Epikurit në të jetuarin u përhap. Komunitetet Epikuriane u hapen nëpër të gjithë Mesdheun dhe tërhoqën mijëra ndjekës. Qendrat lulëzuan për breza – derisa u shtypën brutalisht nga një Kishë e Krishterë xheloze dhe agresive në shekullin e 5-të. Por edhe atëhere, esenca e tyre mbijetoi kur shumica prej tyre ishin kthyer në manastire.
Edhe sot, Epikuri mbetet një drejtues i domosdoshëm për jetën në shoqëritë e avancuara të konsumit të kapitalizmit, sepse reklamimi – në të cilin ky sistem është i bazuar – funksionon për njerëz të zgjuar mbi atë çfarë ata mendojnë se kanë nevojë për të qënë të lumtur.
Një numër i jashtëzakonshëm i reklamave përqëndrohet në tre gjëra që Epikuri i identifikoi si joshje false të lumturisë: dashuria romantike, statusi profesional dhe luksi.

Reklamat nuk do të funksiononi ashtu siç funksionojnë nëse nuk do të operonin me një ndjenjë të saktë se cilat janë nevojat tona të vërteta.
Reklamat e birrës na shfaqnin grupe miqsh që përqafohen – por vetëm na shesin ne alkool (që mund të përfundojmë duke e pirë vetëm).
Reklamat për ora të bukura do të na tregonin statuse të larta profesionale që ecin me qëllim drejt zyrave, po që nuk do të dinin si t’i përgjigjen dëshirës për punë të kënaqshme në thelb. Dhe reklamat për plazhet tropikale mund të na ngacmojnë me qetësinë e tyre, por nuk munden të japin qetësinë e vërtetë që ne dëshirojmë.
Epikuri na fton për të ndryshuar kuptimin tonë për veten dhe për të ndryshuar shoqërinë në përputhje me rrethanat. Ne nuk duhet ta lodhim veten dhe planetin në një garë për gjëra që nuk do të na jepnin kënaqësi edhe po t’i kishim. Ne na duhet një rikthim nga filozofia dhe shumë më shumë seriozitet në artin e të qënit të lumtur.