Ishte një pasdite e së dielës, kështu që klienti mbante rradhën… e në qendrën tregtare ishte më e gjatë se zakonisht.
Unë isha duke pritur në rresht për të paguar në arkë.
“Zonjë, jepuni duarve, nxitoni! Disa prej nesh janë njerëz të rëndësishëm këtu, dhe kanë punë të tjera për të bërë,” një burrë para meje bërtiti.
“Gruaja që ai po i drejtohej po përpiqej zellshëm të paketonte çantat e saj ndërkohë që po merrej me djalin e saj të vogël. Ajo po numëronte paratë e saj. Në karrocën e saj, ajo kishte ushqimet bazë… por edhe një tortë ditëlindje për djalin e saj. Ajo sikur donte të thoshte diçka nën zë, dukej sikur nuk kishte para të mjaftueshme …
….dhe kështu të vendosi hiqte tortën.
“Mjaft na humbe kohë të gjithëve, nuk është faji ynë në qoftë se nuk mund të paguani edhe për gjërat tuaja! Apo ndoshta keni nevojë për një asistencë tjetër shtesë nga qeveria, me taksat tona? ” vazhdoi zotëria i pakëndshëm.
Pikërisht në atë moment vendosa të ndërhyja.
“Zotëri, mjaft me kaq!” i thashë me vendosmëri atij zotërie.
“Kush mendon se je? A mund ta dimë?, i thashë
“Unë mbaj një pozicion të lartë në kompaninë Midaz Shipping Company, dhe askush nuk më flet kështu “, u përgjigj ai.
Më pas ndryshova tonin tim: “Më vjen keq, zotëri, nuk e kisha idenë se ishit kaq i rëndësishëm. A do ta kishit problem nëse ju kërkoj kartvizitën tuaj të biznesit?”
Ai më dha me kënaqësi kartvizitën e tij. Ai ishte me të vërtetë ai që thoshte se ishte.
“Dhe kjo është kartvizita ime e biznesit”, thashë me edukatë, duke ia dorëzuar atij kartelën time.
“Pse ç’dreqin më duhet …”
Goja e tij u hap në mes të fjalisë. Ky ishte momenti kur zbuloi se …
Unë jam bashkëpronare e kompanisë Midaz Shipping Company.
“Tani që unë e di emrin tënd, do të sigurohem për të telefonuar mbikëqyrësit tuaj… për t’u thënë se ju duhet të riviheni në provë. Mjafton, vetëm një veprim tjetër si ky dhe ju pushoheni.”
Ai bëri disa spostime me siklet dhe pastaj praktikisht u largua nga supermarketi. Bisedova me gruan dhe i kërkova të paguaj për tortën e saj të ditëlindjes. Gjithashtu i bleva djalit të saj një dhuratë për ditëlindjen e tij.
Tregohuni të duruar, tregoni më shumë dhembshuri dhe zemërgjërësi me të tjerët. Kini kujdes me atë që thoni, asnjëherë nuk e dini kush po dëgjon ose se si mund të ndikojë në ndjenjat e të tjerëve.
“Kini kujdes kur vjen puna te fjalët tuaja. Një fjalë që për ty mund të mos e rëndë tek tjetri mund të shkaktojnë një plagë që s’i ikën për gjithë jetën” – Rachel Wolchin